Administrata amerikane aprovon medikamentin e parë për trajtimin e pacientëve me koronavirus, ja sa do të kushtojë përdorimi i tij

time

Rregullatorët në SHBA kanë dhënë aprovimin e tyre final për ilaçin anti-viral, Remdisivir, si medikamentin me të cilin duhen trajtuar pacientët e shtruar në spital nga COVID-19.

Administrata amerikane e ushqimit dhe ilaçeve tha se “Veklury”, që është edhe brendi i këtij medikamenti, shkurton kohën e rikuperimit pas infektimit me koronavirus, me të paktën 5 ditë.

Gjithashtu, administrata u shpreh se “Veklury” është medikamenti i parë që aprovohet për trajtimin e koronavirusit.

Mirëpo, Organizata Botërore e Shëndetësisë, pak ditë më parë, tha se Remdisivir ka shumë pak efekt në shpëtimin e një pacienti të infektuar.

Ndërkohë, Remdisivir është autorizuar për përdorim emergjent vetëm në Shtetet e Bashkuara në muajin maj.

Kujtojmë se dy javë më parë, ky medikament i është dhënë edhe presidentit Donald Trump, për rikuperim, pasi rezultoi pozitiv me COVID-19.

Përsa i përket kostos, për 5 ditë kurimi, përdorimi i Remdisivir kushton plot 3120 dollarë.

h.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • Nuk prish pune, shteti shqiptar do i bleje, sepse i kane tepruar akoma euro nga borxhet e marra! Duam qe miqve tane tu behet qejfi nga ne! Shqiperia le ta cojme per lesh, nuk kemi frike, sepse nuk e lejojne fuqite e Europes kete pune!

    • Fjale kot. Jo po te blejme me paret e borxheve, ti bejme qefin miqve. Debil, pervec se antishqiotat, poo, edhe gomar! says:

      @ antishqiotari qe i varen jarge.
      Ham -ham-ham, nga mengjesi deri ne darke

  • Remdesiviri nuk ka ma shume efekt se HCQ me te cilen milliona njereze po e kalojne ma lehte covidin, po kushton nje mije here ma shtrenjt!
    Kush perfiton : big pharma edhe aktioneret qe po bejne çmos per te dekribidilizuar barnat ma te lire e ma efikas!
    You tube.com/watch?v=r1hOyShXHaK
    Reanimation et covid quelques points saillants 6/10/2020
    Staff de microbiologie iuh marseille
    Dr louis Fouché.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *