Administrata çohet me dhunë në takimet e Topallit

redaktor

Fiks Fare zbulon se si shfrytëzohet administrata shtetërore dhe nxënësit  për aktivitetin që organizon Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, zonja Jozefina Topalli. Nesër do të protestohet kundër dhunës ndaj gruas. 

Punonjëset e adminsitratës shtetërore dhe nxënësit lanë punën e shkollën për të mësuar këngën dhe kërcimin e “Break the chain”.

Drejtuesit e disa gjimnazeve në Tiranë pranojnë se kanë lënë palestrat e tyre në dispozicion të punonjëseve të administratës për të mësuar koreografinë e këngës “Break the chain” , këngë e cila do të kërcehet nesër në protestën që organizohet nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Gjithashtu nxënësit e disa gjimnazeve në Tiranë kanë mësuar për disa ditë koreografinë e kësaj kënge dhe do të marrin pjesë nesër në këtë aktivitet që organizon Kryetarja e Kuvendit.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *