Me masat e reja e vendosura për shtetrrethimin në Shqipëri, ka detyruar qeverinë që të nxjerrë një urdhër të ri për administratën për të punuar gjatë javës. Sipas këtij urdhri që mban firmën e kryeministrit Edi Rama, administrata gjithashtu në bazë të këtij rregulli të ri do të jetë e detyruar që të punojë nga ora 08:00 deri në 13:00.
“Përjashtimisht nga sa parashikohet në pikën 2, të këtij kreu, gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, orari i punës për nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë të administratës publike/shtetërore është 08:00-13:00.
Nëpunësit civilë dhe punonjësit e përmendur në këtë pikë, gjatë kësaj periudhe, ngarkohen të kryejnë çdo detyrë funksionale që iu ngarkohet nga eprori i drejtpërdrejtë apo titullari i institucionit, e cila mund të përmbushet në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit telefonik apo të mënyrave të tjera të komunikimit elektronik”, thuhet në vendimin e nxjerrë nga qeveria
Kjo VKM është nxjerr në zbatimit të nenit 7 të Kodit të Punës dhe të ligjit “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, ku detyron punonjësit të punojnë edhe në kushtet e banesës.
Për parandalimin e lëvizje të pakontrolluara të njerëzve qeveria me anë të një urdhri të posaçëm të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u vendos një shtetrrethim prej 40 orësh. Në vendimin e firmosur më 20 mars përcaktohet se “Lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre vetëm në fashën 05:00-13:00, duke filluar nga dita e hënë, datë 23 mars, pikat e shitjes së produkteve ushqimore, me pakicë dhe shumicë, pikat e tregtisë së barnave, produkteve mjekësore dhe institucionet financiare”.

“Kufizimi i lëvizjes, në të gjitha qendrat urbane të Republikës së Shqipërisë për të gjitha kategoritë: kmbësor, biçikleta, ciklomotorit, motomjete dhe mejte, duke filluar që nga ora 13:00 e ditës së shtunë, datë 21 mars deri në orën 5 të mëngjesit, të datës 23 mara. Përjashtohen nga ky rregull të gjitha mjetet e transportit të mallrave dhe të produkteve ushqiore, Policia e shtetit, Forcat e Armatosura, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe së shërbimet në banesë (delivery)”, thuhet në pikën dy të këtij vendimi.

e.k. / dita

Po si mund te mbyllen farmacite?! Ato duhet te jene hapur 24/24 ore. Jane te nje rendesie jetike, me shume se ushqimi.
Po si mundet banka e Shqiperise te beje pushim diten e premte te kaluar, pa asnje njoftim paraprak. Mbeten pezull me mijra transferta nga banka ne banke, megjithese ne transfert a date valuta ishte data 20, e premte.
Na ka pjelle belaja: KM nxjerr urdheresa nga Surrreli diktuar nga fobite e veta. Guvernatori Sejko ben pushim sipas humorit dhe deshires se vet, ne nje kohe kur bankat e nivelit te dyte punonin vetem dy ore ne dite, fale gomarlleqeve te nje KM idiot.
O opozite derdimene, ngrije zerin sot per problemet ditore te shqiptareve. Ku do ti blejne ilacet po ti duhen urgjent nga ora 13-05 te dites pasardhese? Si do paguhen pagat, kliente e furnltore kur bankat punojne me orare te reduktuara e kur banka e Shqiperise ben pushim te premteve mbas qejfit te vet? C’jane keto pamje te shemtuara sidomos per femijet, me makina ushtarake e sirena? Ku e gjen te drejten nje KM idiot te terrorizoje nje popull te tere me pamje dhume e kercenime? Kete beni sot ju moj opozite e lodhur. Mos u merr i me borxhin e shqiptareve. Me ate merri i neser
Jam dakord qe duhet te punojne, madje disa edhe te shtune n edhe te djelen po qe se nevoitet.E regullt qe Jam dakord që duhet të punojnë, madje disa edhe të shtunën edhe të dielën po qe se nevojitet. E rregullt që duhet urdhri i eprorit të drejtpërdrejt. Ai duhet të jetë me shkrim sepse ndryshe mund të quhet se i je shmangur detyrës.
Dua të di a ka një dokument të tillë zoti Rama dhe nga kush ka marr leje për tu ndry në bunkerin personal të Surrelit. Pra me të drejtë unë mund të mendoj se ai ka frikë.
Aq më tepër është e turpshme të na thotë se bën Joga e shlodhet me Zahon kur mjekët kanë ditë që e bëjnë 24 orë karantinën në krye të detyrës te fronti i luftës në spital