Opozita braktis mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, i cili shqyrtoi projektligjin për administratën gjyqësore. Shkak për largimin e opozitës është bërë vendimi i komisionit për zgjedhjen e kancelarit me konkurs.
Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj propozoi që kancelari të emërohet dhe shkarkohet nga ministri. Alibeaj gjithashtu kërkoi që kreu i gjykatës të emërojë nëpunësit. Ndërkohë, ministri i Drejtësisë Eduard Halimi propozoi që nënpunësit e gjykatave të shkarkohen nga kancelari. Komisioni i Ligjeve miratoi vetëm me votat e mazhorancës projektligjin. Në mbledhjen e radhës së kaluar projektligji për administratën gjyqësore kaloi vetëm me votat e mazhorancës.
Leave a comment