“Administrata publike e ‘gatshme’ për çeljen e negociatave”

Saimir Lleshi

Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito ka një arsye të fortë për të qenë krenare me punën e saj.

Në progres-raportin e Bashkimit Evropian, Harito thotë se progresi në Administratën Publike vlerësohet me nivelin më të lartë, ndër 5 prioritetet, si mesatarisht i përgatitur, por është i të njëjtit nivel, ekzaktësisht me Serbinë dhe Malin e Zi, të cilët i kanë çelur tashmë negociatat.

“E thënë me thjesht, për çështjet e Administratës Publike jemi në nivelin e nevojshëm për t’i çelur negociatat.

Sigurisht të kesh një administratë profesionalisht, të shkëputur nga ndikimet politike, të përkushtuar në shërbimin ndaj qytetarëve është një nevojë e domosdoshme për zhvillimin e vendit, por edhe një sfidë shumë e vështirë, veçanërisht në kushtet e asaj që trashëguam nga një tranzicion i stërzgjatur 23-vjeçar”, theksoi ajo.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *