Administrata publike nën presionin e votës dhe një letër për çfarë po ndodh me policët e burgjeve

editor

Administrata publike dhe punonjësit e saj përbëjnë fokusin kryesor të presionit të votës. Evidentimi në listat e votuesve dhe i shpërndarjes së tyre në zonat elektorale është momenti i parë dhe i rëndësishëm i fazës përgatitore në funksion të zgjedhjeve parlamentare për çdo strukturë të kampit blu. Afrimi i zgjedhjeve të 23 qershorit ka angazhuar maksimalisht përfaqësuesit e grupseksioneve të Partisë Demokratike në të gjithë vendin. Porosia e vetë kreut të saj është pikërisht verifikimi dhe kontakti i drejtpërdrejte me të gjithë punonjësit e administratës. Mesazhi i qartë: votë e padiskutuar për të djathtën. Kështu,  i përqendruar më së shumti ky proces në qytetet kryesore të vendit, ku dhe administrata ka një numër të konsiderushëm punonjësish, kupola blu ka përcjellë manualin me  mënyrën sesi do të zhvillohet kjo fazë e punës për të gjithë strukturat drejtuese dhe përfaqësuesit e tyre. Por, vëmendja është në kryeqytetin shqiptar. Të gjithë anëtarët e grupseksioneve në Tiranë kanë nisur të bëjnë kontrollet e posaçme në listat e votuesve, ku fillimisht me listprezencën e të gjithë punonjësve të administratës bëjnë verifikimin e tyre në këto lista. Pas përcaktimit të zonave ku do të votojnë këto punonjës të administratës, vjen dhe hapi i radhës. Secili nga grupet e punës që po ngrihet në terren, do të pajiset me emrat dhe me qendrën e votimit për secilin, duke nisur dhe kontaktet me to. Kontakte këto të cilat në të shumtën e rasteve do të jenë të drejtpërdrejta, por pa pëjashtuar këtu dhe ndonjë mënyrë tjetër për të bërë të mundur përçimin e mesazhit për destinacionin final të votës. Ndërkohë që veç kësaj kategorie votuesish, strukturat partiake do të nisin punën dhe për kategori të nhdryshme të zgjedhësve shqiptarë, me qëllim që të kërkojnë votënm për koalicionin e djathtë në garët e ethshme të 23 qershorit.

Letra e kreut te Sindikates Policore

Valentin Macaj, kryetar i Sindikates se Sherbimeve Policore te Shqiperise, na ka dërguar via e-mail tekstin e mëposhtëm:

Sindikata e Sherbimeve Policore  denoncon presionin qe ka filluar ndaj Punonjesve te Policise se Burgjeve ne gjithe institucionet penitenziare te vendit nga ana e drejtuesve te tyre ,te cilet kerkojne me ngulm   qe cdo polic te paraqitet neper shtabet elektorale te kandidateve te maxhorances per te deklaruar listen e familjareve qe jane madhore per te votuar. Drejtoret e burgjeve respektive perfshire dhe shefat e policive te burgjeve, jane kthyer ne kamikaze te politikes duke shkelur keshtu ligjin nr.10032 “Per Policine e Burgjeve”, Kushetuten e Republikes si dhe Kodin e Etikes se Policise Europiane mbi pa anesine e sherbimeve te rendesise jetike. Ne menyre te perseritur, antaret tane ne policine e burgjeve kerkojne qe Sindikata te denoncoje presionin qe “nr.20 i listes se Tirones” se bashku me  shefa e vartes te tjere politike neper rrethe po bejne ndaj punonjesve hallexhinj , te cilet nuk mund te perballojne ushqimin e familjes nga paga qe marrin cdo muaj. Para se “nr.20 i listes se Tirones”te beje presion ndaj Policise se Burgjeve, duhet te dije se :  1.Policia e burgjeve ka 6 vite qe nuk merr  uniforme sherbimi e civile sipas ligjit. 2.Policia e burgjeve ka 7 vite qe nuk merr trajtim ushqimor sipas ligjit. 3.Policia e burgjeve ka 8 vite qe nuk merr kompensim transporti. 4.Policia e burgjeve nuk paguhet vjetersine ne pune. 5.Policia e burgjeve nuk perfiton kompensim vjetor te pages se 13-te. 6.Policia e burgjeve nuk mbrohet nga Kontrata Kolektive e Punes dhe Kontrata Individuale  7.Policet e burgjeve nuk perfitojne grada sipas ligjit, por sipas xhepit…. dhe shume te drejta  qe jane te parashikuara nga ligji e Kodi i Punes ne Republiken e Shqiperise. Bejme me dije opinionin publik  e faktorin nderkombetar, se Policia e Burgjeve eshte plotesisht nen presionin politik te drejtuesve te saj dhe frika e ndeshkimit me largim e transferim nga detyra po tmerron te gjithe punonjesit e thjeshte...”

Share This Article
19 Comments
    • Shikoni mer se cfare po ndodh, nje turp shume i madhe ky. Shikoni se sa te pabese jane mer. Kerkojne qe te imponojne vullneti te gjithe policeve. turp te keni legena.

      • Ky eshte komplet nje hallakatje dhe kerkojne qe me cdo kusht te detyrojne shqiptaret qe te votojne Sali Berishen sepse ai mund ti denoje shume rende ne qofte se nuk e bejne nje gje te tille. Cfare eshte kjo qe bejne keta more, turpi i tyre nuk njeh kufij.

    • PD e ka kapur paniku dhe tani kerkojne qe te marrin vota sic moren ne 2009 me presion dhe me kercemime. E gjithe administrata sot eshte kthyer ne infunksionale per publikun dhe funksionale per Berishen.

  • Tmerr total, humbe e orientimit, disekujliber dhe tronditje e pushtetit e pushtave e mitingasheve ku u paraprin PD pa struktura por me nje matrapaz kandidatesh, hajdut votash dhe persekutor i punonjesve qe paguen me taksat e shqiptarve dhe ky eshte Krimineli Sali. Ankthi i humbes dhe afrimi i 23 Qershorit i ka qorruar e shurdhuar dhe nuk po dine se cfare te bejne. Mbas 23 Qershorit nga puna do te debohen emerimet e PD me shoqet e saj , te paaftet dhe keta kuadro qe punojne ne institucione te depolitizuara dhe u bejne presion tek buka e femijeve per te votuar familjarisht per Kliken Vrastare te PD. Eshte nje shprhje qe ti ruaj Zoti, por dhe ZOTI kete here DO T’I RRUAJ,

  • Filluan edhe presionet filluan shantazet filluan kercenimet premtimet bishe te pd per te vjedhur edhe nja 4 vjet te tjera pushtetin so gjithmone dihet autori dihet kengetari edhe Kenga …. Tani vetem administrata duhet te bej korrin kush ndahet nga kopeja ujku e shqyen

  • Vetem PS eshte e sinqert u lodhem me keto ginjeshtrat e partive tuaja qoft pd pdiu jeni mashtrusa manioulusa te pa pare ! tupr tju vi qe e katandiset shqiperin ne kete nivel

  • cfare turpi. vota eshte e lire dhe jo me detyrim. Por karrikja e pushtetit eshte aq e embel saqe ky princip i demokracise shkelet me kembe. Kemi nevoje per Rilindje.

  • fiks si ne diktature kontroll total dhe mohim i lirive te njeriut ky njeri sdo tja dije me per asnje prandaj dhe i ka ardhur koha te shporret me rrenje nga Shqiperia

  • pse vetem burgjet dhe policia ??? Po mjeksia po arsimi po ca ben o xhaxhi sali theriti mendjes mos i ler keto te tjerat te ikin se jane vota te sigurta…… aty mbahu he burre se do ta marresh voten e tyre …….

  • presjone te tilla jane duke u bere edhe neper cerdhe dhe kopshte.turp te kesh sali berisha qe e kerkone voten ne menyre te pa drejt.

  • Administrata publike jo thjeshe nen presion, por e kercenuar deri ne kafshaten e bukes per te votuar serisht Sali Berishen…u kane mare dhe certifikatt familjare qe te votojne familjarisht per PD…turp

  • Ky eshte pushteti diktatorial, liria e mendimit dhe e votimit ne shqiperi nuk egziton,,sa te jete Berisha ne pushtet shqiptaret do ti shikojne ne enderr zgjedjet e lira dhe te ndershme.

  • Punonjesit e policise, shendetesise, arsimit , cdo rrogetar shteti eshte i kercenuar sot per te votuar Berishen se per ndryshe i hiqet vendi punes….Kjo eshte e paimagjinueshme jo en vendet e eropes demokratike, por edhe ne vendet e rajonit.

  • Nuk ka presion qe e ndal fitoren e skuadres se Rilindjes, kete duhet ta kete te qarte Berisha dhe kushdo tjeter qe ne emer te pushtetit ben presion per vote.

  • Sa te jete Berisha ne pushtet zgjedhjet e lira dhe demokratike do te mbeten nje mision i pamundur per shqiptaret.

  • Ky presion po vihet re kudo ne administrate,presione jo vetem ndaj punonjesit por qe lidhen kryesisht me familjet dhe me te ardhurat te cilat ata sigurojne buken e gojes.Eshte menyra e fundit ,e deshperuar e te berit fushate…Ne cpike ka arritur klani Berisha pasi i rropen ne te gjitha menyrat shqiptaret tani po kerkojne dhe piken e fundit te asaj qe i ka ngelur pa marre JETA.duhet ndryshim duhet patjeter ndryshim 🙁

  • Presion gjithandej…buka e femijeve e kushtezuar me voten e prinderve ..ky eshte kulmi…duhet me patjeter Rilindje

  • TE GJITHE TE VENE PERPARA URDHERIT SUPREM: “O VOTO bERISHEN. OSE LERI SHENDENE VENDIT TE PUNES” ZGJIDH E MBLIDH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *