Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Administrata, shtylla e PD-së
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Analiza > Administrata, shtylla e PD-së
Analiza

Administrata, shtylla e PD-së

anazapta
Published November 23, 2012
Share
SHARE

Cilat janë shtresat shoqërore që do të rivotojnë PD-në për zgjedhjet e vitit 2013? A do të jenë ish- pronarët dhe ish të përndjekurit si shtylla kryesore e elektoratit të partisë së Berishës?

Kam frikë se nuk mund të merren më si bazë për një analizë kategori sociale të cilat mendohen besnike të një partie apo të një tjetre. Në Europën perëndimore post-ideologjike rritet gjithmonë e më shumë zona gri e votuesve të cilët zgjedhin në mënyrë pragmatiste, pak ditë para votimit, duke u bazuar tek personalitetet e kandidatëve. Ndërkohë në Shqipëri votuesi ideologjik (i cili voton pa mëdyshje një parti të majtë apo të djathtë për hir të një parimi) i ka lënë vendin qytetarit në ankand. Ish pronar, ish të përndjekur, ish komunist: pak rëndësi ka. Tanimë vota kontrollohet ose blihet. Klientelizmi është leva më e fortë: një vend pune në administratë apo frika e humbjes së vendit të punës bën të mundur parashikime të sakta mbi numrin e votuesve të çdo partie. Secila drejtori ka një portofol zgjedhësish, secila degë partie një listë familjesh vota e të cilave është e skeduar në vite. Atje ku nuk funksionon presioni, zakonisht hyn në skenë leku.

 

Për shembull, katër vite më para, në rrethin e Beratit, Partia Republikane shpërndante 20 mijë lek të vjetra për çdo votë. Paratë jepeshin cash dhe nuk kërkoheshin prova për votën e dhënë. Sekseri thjesht i kërkonte qytetarit fjalën e burrit, një çimkë që futej në ndërgjegjen e të gjorit. Në zgjedhjet e ardhshme pak ka për të ndryshuar. Ne jemi një Shtet i vogël ku jeta e gjithsecilit është e ndërthurur dhe e kontrollueshme prej pushtetarit të radhës. Le ti rikthehemi pyetjes: shtylla kryesore e elektoratit të PD-së do jenë punonjësit e administratës, qytetarët që kanë pasur ose që presin favore nga pushteti dhe votat e shitura dhe të blera momentet e fundit para ditës së zgjedhjeve. Shpresoj të jem i gabuar dhe lutem për një rizgjim të ndërgjegjes qytetare të bashkombasve të mi, por me shumë gjasa ky do jetë realiteti i trishtë i shoqërisë shqiptare.

anazapta November 23, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?