Arsimtarë, policë dhe punonjës të Shëndetësisë nuk kanë marrë ende pagat e muajit dhjetor. Ndonëse këto paga duhej të kishin kaluar që në datën 3 janar, një pjesë e madhe e punonjësve në sektorin publik ende nuk kanë marrë rrogën e dhjetorit.
Ministria e Financave ia ka kaluar përgjegjësinë për vonesën e rrogave ministrive të linjës. Sipas Financave, Thesari i Shtetit nuk ka mungesë likuiditeti, por Ministritë e linjës nuk kanë përcjellë ndarjen e detajuar të buxheteve të tyre, çka pengon hedhjen e rrogave të punonjësve.
Veçanërisht Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë, të cilat kanë edhe numrin më të madh të punonjësve në sektorin shtetëror, nuk kanë përcjellë listëpagesat dhe dokumentacionin e nevojshëm pranë Financave, për t’i hapur rrugë pagesës së rrogave për punonjësit.
Çdo fillimviti, Ministritë e linjës dhe të gjitha institucionet publike duhet të bëjnë ndarjen mujore të buxheteve, sipas zërave respektivë. Kjo ndarje përcillet në Ministrinë e Financave dhe, vetëm pas kësaj, Qeveria autorizon kalimin e fondeve, përfshirë ato për pagat e punonjësve.
Sipas burimeve nga Ministria e Financave, deri më tani këtë e kanë bërë vetëm një pjesë e institucioneve publike, punonjësit e të cilave i kanë marrë pagat, ndërkohë që pjesa më e madhe ende nuk e ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm, duke i lënë punonjësit pa pagat e dhjetorit./tch
o.j/dita
Rroga e dhjetorit i takon buxhetit te vitit te kaluar, prandaj mos tregoni perralla!
Sa per dijeni , komentues “pa buke”, rroga e muajit dhjetor, perfshihet ne buxhetin e vitit 2019. Pothuajse te gjitha institucionet kane marre pagat e dhjetorit , me date 3, 4, 7, 8 e 9 janar. Ato institucione qe nuk kane marre pagat, e kane fajin vete sepse kane fjetur gjume e nuk i ka dal pija e nates e vitit te ri. Ministria e Financave, pavaresisht se presidenti e kthej ligjin e buxhetit te vitit 2019, kane celur buxhetin e vitit ne ministri , qe me date 24 dhjetor.
Ajo administrate qe ka vleresuar e derguar detajimin e buxhetit, ka marre rrogat. Ato qe nuk kane derguar detajimin , duhet te mbajne pergjegjesi shteterore, e te pergjigjen para kolektivave per vonesen.
Ministria e Financave e ka bere punen e saj
ketu ku jetoj une pagesat e dhjetorit 2018 benin pjese ne buxhetin e vitit 2018, dhe jane paguar brenda dates 28 te dhjetorit, me sa di une, keshtu veprohet ne shumicen e vendeve te zhvilluara.
Kerkoj pardon mbasi nuk e dija qe aty per habi funksionon mbrapsh!