Administratorët e bareve dhe restoranteve, i kërkojnë Kryeministrit Rama rishikimin e orarit të muzikës dhe të mbylljes së lokaleve

Ermir Ermir

Shoqata “Bar Restaurants dhe Club” i kanë kërkuar kryeministrit Rama që të rishikojë disa nga masat anti-COVID që janë ende në fuqi.

Në një letre drejtuar kryeministrit Rama, ministrit Arben Ahmetaj dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ata vënë në dukje rënies e pakonceptueshme të xhiros, si rezultat i pandemisë së COVID-19.

Baret dhe restorantet kërkojnë rishikim të orarit për lejimin e muzikës, që është përcaktuar deri në orën 22:00 dhe po ashtu edhe të mbylljes së aktivitetit të lokaleve, që tani lejohen deri në orën 23:00.

“Kërkojmë rishikimin e orarit të muzikës pasi nuk mendojmë që qytetarët duhet të edukohen me muzikën e betoniereve që punojnë orar pa orar. Rishikimin e orarit të mbylljes së aktivitetit tonë pasi kjo mbyllje ekziston për bllokun e qendrën e qytetit dhe për sheshet e koncertet nuk ka as orare dhe as pengesa në grumbullime masive”, thuhet në letrën dërguar kryeministrit Rama.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *