Administrimi i plazheve do të jetë ndryshe këtë sezon. Në zonat ku nuk ka hotele, vija bregdetare do t’u jepet privatëve për menaxhim, por 20% duhet të jetë e lirë. Detajet i dha Ministri i Turizmit, Blendi Klosi në një takim në Durrës.
“Suksesi i këtij viti do të jetë nëse strukturat mbijetojnë dhe arrijnë të dëshmojnë që po janë të forta dhe arrijmë të menaxhojmë një sezon të vështirë mbijetese, i cili na garanton që në vitin 2021 ne të kemi mundësinë të bëjmë më shumë biznes. Ne kemi 400 km vijë bregdetare dhe vetëm 12% e tyre janë të menaxhuara.
Ne do kërkojmë hapësira më të mëdha publike edhe për qytetarë, por edhe hapësira që do t’i ofrohen hoteleve, restoranteve, në zonat që s’ka hotele do të jetë e menaxhuar sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, 80% private me shezlona dhe çadra dhe në këto zona 20 % do duhet t’i ofrohet publikut, apo personave që duan të bëjnë plazhe pa shfrytëzuar zonën e bregdetit”.
Klosi shpjegoi edhe mënyrën si aplikohet për të marrë në menaxhim hapësirë bregdetare dhe si do të bëhet monitorimi për shkelësit e rregullave.
“Sistemi do të jetë një sistem elektronit, ne kemi ndërtuar një sistem në e-Albania ku aplikimi do jetë i thjeshtë dhe transparent. Nga 1-15 Qershor do pranohen aplikimet, mjafton të futësh numrin e Nipt-it që ka biznesi që duhet të përkojë me biznesin me hotel ose strukturë shërbimi dhe të pranoni nëse do të fitoni të siguroni rregullat e higjienës. E gjithë situata do jetë e monitoruar nga ajri, me foto të cilat vijnë nga situata satelitore dhe për ata që bëjnë aktivitet në zonat e ndaluara apo marrin më shumë sipërfaqe, masat penale do jenë më të forta”.
Për të përfituar një hapësirë plazhi, të interesuarit më parë duhet të plotësojnë disa kritere në kuadër të pandemisë së Covid-19, si ruajtja e distancave mes çadrave, pajisja e plazheve me banjo dhe dushe, por edhe vendosja e rojeve bregdetare.
l.h/ dita

republike bananesh
ndrysho rregulla
nderhy ne kushtetute
sipas tabiatit te klikes se ripjelljes
c’te flasesh per publiken turpin e 20%
pordhace te gjithditurish qe ofendohen nese kundershtohen
por te vetmen dije qe njohin eshte perbuzja nga lart
Ku nuk ka hotele, sipas koqes Klosi ka matrapaze dhe behen pronare te tokes se shtetit duke vjelur dhe vjedhur nga xhepat qytetaret.
Koqja Klosi shiko nje here nga Amerika, ku plazhe me kilometra te tera jane te qytetareve dhe mos na caj trapin,…. Il popolo Albanese 20% gjithnje pakice…. plehre.
Po sikur e tha krieministri qe sivjet do bejme plazhin si ne kohen e xhaxhit, me mjete rethanore. Do te kete plazh private vetem tek hotelet dhe resto plazh publik, por kjo me sa duket vetem ne Leter pasi ne realitet do tu jepet privateve matrapaze qe te na rjepin koken per nje dite plaxhi. Turp i madh nuk mund te besh dote plazh PA lek pasi eshte tere deti I nxene dhe me e forta eshte se keta nuk Jane as vendallinj, por te gjithe te ardhur dhe been zot ne token e tjetrit.