Admir Murataj, grabitësi i cili mbeti i vrarë pas grabitjes së ndodhur në Rinas në datën 9 Prill është shpallur zyrtarisht i vdekur.
Gjykata e Tiranës vendosi të pushojë çështjen pasi gjendja civile në Tropojë dorëzoi pranë saj certifikatën e vdekjes së Muratajt.
Prokurori Eneid Nakuçi paraqiti në Gjykatë certifikatën e vdekjes, dhe kjo e fundit ka vendosur të pushojë procesin për akuzën e grabitjeve ndaj Murataj.
Admir Murataj u vra më 9 prill gjatë një shkëmbim zjarri me policinë, pas grabitjes së miliona eurove brenda aeroportit të Rinasit.
Murataj, ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017. Grupi i tij u dënua gjatë marsit me 107 vite burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.
o.j/dita

Mire nena por as gruaja nuk e paska njohur kete cub.Po ke paskan varrosur.Turp per keto monstra..