Admir Tafili tregoi vendndodhjen, Tahiri e Didi i bëjnë “LIKE”

redaktor

Njëri nga personazhet kryesore të arratisjes nga burgu i Drenovës, Admir Tafili që shënon në profilin e tij vendndodhjen “tek magazinat në Prrenjas” teksa ishte personi më i kërkuar në Shqipëri një ditë pas arratisjes.
Më pas këtij statusi i bëjnë “LIKE”, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtori i përgjithshëm i policisë Artan Didi.
Kjo është shakaja më e fundit që po qarkullon në Facebook në lidhje me arestimin e katër nga shtatë personat e arratisur të shtunën e javës që shkoi nga burgu i Drenovës në Korçë.

Imazhi që qarkullon në FB është krijuar në mënyrë të tillë sikur Tafili ka treguar se ndodhej në Prrenjas bashkë me Fran Marashin, një tjetër i arratisur.
Lajmifundit.al ben me dije se një ditë pas ngjarjes në burgun e Drenovës, tre prej të arratisurve, Admir Tafili, Gezim Guri e Fran Marashi, u vunë në pranga pikërisht tek ish magazinat në Prrenjas.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *