ADN-ja konfirmon, vëllai la shtatzënë tetraplegjiken

anazapta

Thellohet drama në fshatin Lapulec të Mallakastrës. Rezultatet e analizave të ADN-së zbulojnë si baba të fetusit në barkun e 17-vjeçares tetraplegjike A. Z., vëllanë e saj vetëm 13-vjeçar, që njëkohësisht vuan nga probleme shëndetësore, edhe pse jo në atë shkallë sa motra e tij. Prokuroria dhe Policia i kishin ngritur këto dyshime prej tre muajsh kur ngjarja u bë publike, por për të vepruar ligjërisht duhet të prisnin edhe përgjigjet e analizave për atësinë e fetusit. Tani që konfirmimi erdhi, i mbetet organit të akuzës të vendosë se si do veprojë me të miturin, i cili ditën që ka ndodhur abuzimi seksual, duhej që të kujdesej për të motrën tetraplegjike.

Burime nga Mjekësia Ligjore në kryeqytet kanë bërë me dije se pas krahasimit të ADN-së së fetusit që u hoq nga ena e fëmijës së tetraplegjikes me atë të vëllait të saj 13-vjeçar, kanë rezultuar të njëjta, ç’ka përforcojnë deklarimet e vetë të dyshuarit, i cili pasi u pyet disa herë në cilësinë e personit që mund të kishte dijeni mbi ngjarjen, pranoi abuzimin. Historia e incestit u dyshua që në momentet e para prej policisë dhe hetuesve të organit të akuzës, pasi deklarimet e të miturit ishin të paqarta dhe kontradiktore. Gjithashtu, nga rindërtimi i dinamikës së ngjarjes dhe pozicionit të banesës që ndodhej pranë shtëpive të tjera të fshatit, autori dyshohej të kishte pasur mundësi të hynte e të dilte lirshëm në banesën e të dëmtuarës. Këto fakte kanë ngritur që në fillim dyshimet se ka qenë pikërisht vëllai i mitur i vajzës tetraplegjike që ka abuzuar seksualisht ndaj saj duke e lënë edhe shtatzënë. Në deklarimet e tij të fundit, i mituri ka pranuar se disa muaj më parë, në një moment kur ishte ndodhur i vetëm me motrën në shtëpi ka kryer aktin seksual. Ai ka shpjeguar se është shtyrë prej kuriozitetit. Aktualisht i dyshuari është 14 vjeç, por sipas hetimeve akti seksual ka ndodhur në kohën kur ishte vetëm 13 vjeç dhe ligji e ndalon arrestimin e tij. Pavarësisht kësaj, prokuroria pritet të kërkojë masë në gjykatë për të miturin, në Gjykatën e Vlorës me qëllim riedukimin.

Më datë 29 janar të këtij viti, në repartin e urgjencës në spitalin e Fierit ka mbërritur vajza 19-vjeçare me aftësi të kufizuara, që u zbulua shtatzënë në muajin e katërt. Identifikimi dhe zbardhja e ngjarjes në mënyrë të shpejtë ka qenë i pamundur, pasi vajza nuk ka aftësi të flasë. Më tej u ndërpre edhe shtatzënia e vajzës me abort nga mjekët dhe u kryen analizat e ADN-së.

 

Share This Article
7 Comments
  • Ky duhet te behet nje mesim per shtypin shqiptar – eshte nje turp per menyren e trajtimit te ketij rasti nga media shqiptare duke perhapur akuzat pabaza te familjareve dhe te vetes vajzes (qe ne kete rast duhet pare si viktime) per personelin e spitalit Austriak.
    Pra jo vetem mosmirenjohes por edhe akuzues pervers…
    Kush duhet te mbaje pergjegjesi per implantimn ne publik te bindjes se te huajt dhe personeli i spitalit jane pergjegjes. Per te mos folur per emrin e keq qe cdo paciente shqiptar do te kete tashme ne ate siptal apo me gjere.
    Ishte kjo media qe i benete hejone edhe perpjekjes se vajzes dhe familjareve injorante per te abortuar krimin e tyre – Vellai duhet denuar per lidhje incestuoze dhe familajret dhe ndoshta vajza duhet proceduar per mashtrim dhe pagim te kostove ligjore dhe hospitalore.

    • I nderuar lexues. Ju ftoj ta lexoni edhe njehere shkrimin. Rasti ne fjale nuk ka te beje me ate te Florije Pecit, studentes se aksidentuar ne Himare, e cila u kurua per disa muaj ne nje spital ne Austri. Jane dy raste krejt te ndryshme. Faleminderit qe na lexoni!

      • Ke te drejte – por nga ana tjeter kur jepet nje lajm i tille duhet bere edhe nje referene apo link me lajmin e meparshem (nese ka te tille). Ne shkrim duket se kjo ceshtje eshte bere publike disa kohe me pare. Per dike qe nuk e ka idene per kete rast eshte e natyrshme qe te dy rastet te ngaterrohen.
        Thelbi i komentit tim (jo dhe aq per Diten) lidhur me trajtimin me etik dhe sensibilitet te ketyre lloj lajmesh per mua qendron

  • Mjeke kriminele qe kane abortuar nje femije pa asnje shkak mjekesor, etik apo ligjor.
    Nese vajza nuk e donte femijen kjo nuk eshte aresye qe kjo krijese te mos kishte mudnesine per jete ne nje familje normale.
    A do te prodcedohen valle mjeket shqiptare per kete abort kriminal??? Qofte edhe vetem ne sensin etik/deontologjik ata kane ben nje krim.

    • Plako e paske me te gjithe sot, jo vetem qe nuk je i informuar me rastin por shan edhe keta mjeket e “gjore”… jo se jane te paster por mjeket e kane marre veprimin me vendim gjykate dhe per te shpetuar ate lummadhen…Qetesohu mik e futi nje kamomil se keshtu ecen jeta…”bote e qelbur”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *