Adoleshentja vdes në gjumë, menjëherë pas vaksinës

Ornela

Një vajzë adoleshente vdiq në gjumë disa javë pasi kishte bërë një vaksinë kundër një sëmundje seksuale (HPV).

Jasmin Soriat 19 vjeç studente nga Viena pati vështirësi në frymëmarrje tre javë pasi kishte bërë dozën e dytë të injektimit të vaksinës.

Një ekspert mjeko-ligjor që ekzaminoi trupin e 19-vjeçares tha se vaksina mund të ketë qenë shkaku i vdekjes së saj.

Sipas “Daily Mail”, mijëra vajza në të gjithë botën kanë pasur komplikacioni pas injektimit të kësaj vaksine. Megjithatë zyrtarë të shëndetësisë nëpër botë kanë mohuar fuqishëm pretendimet që vaksina të ketë efekte të tilla shkatërruese.

Virusi HPV thuhet se shkakton kancer tek qafa e mitrës së femrave, dhe për këtë arsye rekomandohet vaksina. Por, një grup ekspertësh e kanë konsideruar vaksinimin të padobishëm dhe thonë se nuk është vërtetuar lidhja mes virusit që transmetohet seksualisht dhe kancerit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *