Adriano Celentano, mesazh për Renzin: Nxirr vendin nga kriza

Dita

Këngëtari i njohur italian Adriano Celentano i ka kushtuar një letër të hapur në të përditshmen “Il Fatto Quotidiano” ish-kryeministrit Matteo Renzit, në të cilën i drejtohet që t’i bashkohet fituesit të zgjedhjeve, Luigi De Maio.

“Në vendin tënd do të shkoja tek fituesi, Luigi De Maio dhe do të shëroja vendin. Më  4 Mars, si ti, si PD-ja keni qenë të shkatërruar nga fitorja e papritur  e “5 Yjet”. Ndërsa Salvini, fituesi i dytë në garë, arriti atë numër votash vetëm nga mbështetja e Berlusconit, i cili për vite e vite me radhë shkatërroi Italinë.”

Celentano vijon së shkruari se po të ishte në vendin e Renzit, do të merrte biçikletën dhe do t’i thoshte fituesit të 4 marsit, Luigi De Maios se: “ja ku jam në krah teje për të shëruar vendin!”

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Nje mesazh i jashtzakonshem i nje gjenie. Me te vertete Renzi dhe 5 yjet duhet ta sherojne italine, jane dy artista dhe antimafie .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *