Ish Kryeprokurori Adriatik Llalla ka qenë në Tiranë dhe më saktë në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, përballë Liceut Artistik tek “Rruga e Elbasanit”, raporton AlpeNews
Llalla është parë të dalë nga lokali përballë Liceut.
Ish kryeprokurori ka qenë i shoqëruar nga ish ministri i Drejtësisë dhe ish deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj.
Vetëm një minutë pasi u largua Llalla bashkë me një mikun e tij me makinë, dhe Alibeaj në anën tjetër vetëm, nga i njëjti ambient ka dalë ish Drejtoresha e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe ish Drejtuesja e Dekriminalizimit, Rovena Gashi.
AlpeNews shkruan se nuk ka informacion në lidhje me bisedën që kanë pasur mes tyre, por fakti është se ish kryeprokurori Adriatik Llalla ka një kallzim penal për katër akuza të rënda dhe është nën hetim.
Akuzat ndaj tij janë ato të refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurisë, interesave private të të zgjedhurve dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim; mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi; pastrimit të produkteve të veprës penale(pastrim parash) dhe shpërdorimit të detyrës.
v.l/Dita
