Zëri i Amerikës nuk i di akoma emrin kryeprokurorit :)

Dita

Dy ditë më parë kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla ishte për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç ndodh rën-dom në të tilla vizita ishte i ftuar edhe në edicionin informativ të Zërit të Amerikës për të dhënë një intervistë. Në të ai foli për disa çështje të rëndësishme që lidhen me organin e akuzës në vendin tonë.

Z.Llalla u fokusua më shumë në çështjen e vjedhjes së parave të Bankës së Shqipërisë dhe hetimet për këtë rast. Ajo që ra në sy gjatë gjithë intervistës ishte fakti se në titrat e Zërit të Amerikës emri i zotit Llalla ishte i ndryshuar.

Në strishën prezantuese thuhej, Adrian Llalla dhe jo Adriatik Llalla siç jemi mësuar të përdorim emrin e shefit të akuzës. Nuk u kuptua mirë pse u bë kjo ngatërresë. Kjo u kthye në gallatë në rrjetet sociale duke thënë se, më mirë t’i kishin ndryshuar… mbiemrin se sa emrin 🙂

Share This Article
5 Comments
  • Mbrojtes ,
    qe paguen nga taksa paguesit per te dhene drejtesi,
    ,qe se bashku me gjykaten e inkriminuar,
    mbrojne te keqen e prodhuar ne shqiperi,
    nga klasa politike, ku dosjet me kriminale ,
    te vjedhjes se pasurise kombetare flejne ne institucionin e prokurorise,
    deri te vjedhja e bankes 713 milion leke
    ,pra quhet ardian llalla.
    ni

    • Më mirë që zëri i amerikës nuk e di? Ai di emrin e kryeprokurorit të vërtetë dhe që quhet sali !? Llalla është thjesht marionetë e saliut ? Të paktën ta kishin shkruar sali llall a!? Tung!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *