Aeroplani “vret” turisten në plazh

Ornela

Një grua ka humbur jetën pasi u godit nga aeroplani teksa ulej në pistën e aeroportit.

Ngjarja ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar Juliana të Karaibeve.

57-vjeçarja qëndronte pranë gardhit të aeroportit së bashku me qindra turistë të tjerë që mblidhen për të parë zbritjen në pistë të avionëve.

Fatkeqësisht, forca e motorit të aeroplanit Boeing 737 e hodhi prapa gruan, e cila përplasi kokën në shkëmbinjtë aty pranë. Ajo u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte.

Eksperti i aviacionit Peter Clark tha se është shumë e rrezikshme të qëndrosh prapa një aeroplani që është duke aterruar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *