Aeroporti i Brukselit rihapet pas sulmeve terroriste

Elton Tafaruci

Belgjika po shënon sot një kapitull të ri pas sulmeve terroriste. Aeroporti i Brukselit u rihap me kontrolle të shumta sigurie, 12 ditë pasi u sulmua nga kamikazët.

Autoritetet e aeroportit të Zaventemit pohuan se tre fluturime nga linjat ajrore të Brulselit do të nisen në mënyrë simbolike drejt destinacioneve evropiane.

Salla kryesore e nisjes së udhëtarëve nga aeroporti Bruksel-Zaventem u shkatërrua nga një sulm i dyfishtë më 22 mars. Një orë më pas, një kamaikaz u hodh në erë në metronë e Brukselit.

Këto sulme, të regjistruara rreth katër muaj pas atyre në Paris nga i njëjti rrjet i lidhur me organizatën xhihadiste të Shtetit Islamik, shënuan 32 të vdekur dhe 340 të plagosur.

Fluturimi i parë i kompanisë Bruksel Airlines me destinacion Faro-n, në jug të Portugalisë është planifikuar në orën 13:40 (11:40 GMT).

Më pas një fluturim tjetër për në Athinë dhe i fundit për në Torino në Itali, një sinjal shpresëdhënës që reflekton vullnetin dhe forcën tonë për të kapërcyer këtë përvojë të hidhur”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i aeroportit të Brukselit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *