Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Aeroporti i Kukesit, kompania hungareze low-cost Wizz Air: Po vlerësojmë mundësinë e fluturimeve
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Aeroporti i Kukesit, kompania hungareze low-cost Wizz Air: Po vlerësojmë mundësinë e fluturimeve
AktualitetLajme FlashLajmi i fundit

Aeroporti i Kukesit, kompania hungareze low-cost Wizz Air: Po vlerësojmë mundësinë e fluturimeve

Bledar Lumani
Published May 21, 2015
Share
SHARE

Aeroporti i Kukësit po ngjall interesin e kompanive europiane Low-cost.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka njoftuar se Aeroporti i Kukësit është inspektuar nga kompania hungareze low-cost Wizz Air.

Sipas ministrisë, përfaqësuesit e Wizz Air u shprehën me pozitivitet për gjendjen aktuale të Aeroportit të Kukësit dhe treguan gadishmëri për bashkëpunim me autoritetet shqiptare për fillimin e operimit nga ky aeroport, kur të drejtat ekskluzive mbi fluturimet ndërkombëtare të TIA të jenë hequr.

“Drejtori i Zhvillimit Aeroportual të kompanisë ajrore hungareze “low-cost” Wizz Air, i shoqëruar nga përfaqësues të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, ka zhvilluar një vizitë inspektuese në Aeroportin e Kukësit, për të parë nga afër gjendjen e këtij aeroporti, me qëllim shqyrtimin e mundësisë së fillimit të operimit të fluturimeve nga ky aeroport drejt destinacioneve evropiane. Kompania ajrore hungareze Wizz Air është kompania më e madhe e transporit ajror që operon aktualisht në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Aeroporti i Kukësit përfundoi së ndërtuari në vitin 2006, por asnjëherë nuk u vu në punë, për shkak të ekskluzivitetit mbi fluturimet ndërkombëtare, që gëzon operatori i Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, për periudhën 20 vjeçare 2005-2025.

Dy javë më parë, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, deklaroi nga Kukësi se negociatat me konçensionarin TIA janë drejt përfundimit, ç’ka do të lejojë vënien në funksion të Aeroportit të Kukësit, që pritet të ketë një ndikim direkt në ekonominë e qytetit të Kukësit dhe në punësimin e mbi 200 personave nga kjo zonë.

Bledar Lumani May 21, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Kopenhagen says:
    May 21, 2015 at 12:50 pm

    Nje bilete qe e preu nje shok me Wizz Air sot per ne Shkup kushtonte 15,32 euro.
    As biletat e autobuzit nuk jane kaq lire.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?