Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njoftoi se për ditën e mërkurë 7 tetor, janë konfirmuar 15 fluturime në destinacione të ndryshme dhe kërkon nga pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se duhet të kontaktohet edhe me shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërsa u rikujtohet qytetarëve se maskat janë të detyrueshme.⠀⠀⠀
Sipas njoftimit të TIA-s, lejohen të udhëtojnë, rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët me dokumente të veçanta. ⠀⠀
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e Mërkurë datë 7.10.2020 janë:⠀⠀
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Verona dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim
SkyUP – Kiev – Tiranë dhe kthim
Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim
Belavia – Minsk – Tiranë dhe kthim
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim
British Airways – Tiranë – Heathrow dhe kthim
EasyJet – Tiranë – Milano dhe kthim
h.b/dita
