Përplasja për cënimin e sigurisë në aeroportin e Rinasit nuk është konflikti i vetëm që qeveria ka me kompaninë koncesionare Tirana Internacional aeroport. Paralelisht mes palëve ka shpërthyer edhe një konflikt i ashpër financiar, që lidhet me rezultatet e auditimit të koncesionit.
Në kontratën koncesionare është parashikuar një nen i cili i jep të drejtën si qeverisë ashtu dhe kompanisë private, të kërkojnë kompensim nëse njëra nga palët fiton më shumë nga skenari bazë i koncesionit.
Duke shfrytëzuar këtë hapësirë, vitin e kaluar qeveria pajtoi një kompani të pavarur financiare për parë nëse TIA kishte fituar më shumë para nga sa ishte parashikuar në skenarin fillestar sipas kontratës së lidhur në vitin 2004.
Raporti i përpiluar nga audituesi BDO, gjeti se në 15 vitet e koncesionit, pra në periudhën 2004-2018 kompania koncesionare e aeroportit ka fituar 84 milionë euro më shumë nga sa ishte parashikuar në skenarin fillestar.
Pas gjetjeve të raportit, qeveria ka nisur negociatat për të kërkuar kompensim ekonomik nga TIA. Qeveria pretendon se koncesionari duhet të kompensojë fitimet e tepërta që ka realizuar ose duke ulur çmimin e biletave ose duke I derdhur ato në buxhet, pasi sipas saj kjo është e parashikuar në buxhet, por palët nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje.
Pas grabitjes me armë të avionit në ambientet e aeroportit, konflikti mes qeverisë dhe koncesionarit është thelluar edhe më shumë.
Ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi se nga tani qeveria nuk do të negociojë me me drejtuesit lokalë të TIA-s, por do të kërkojë kontakte me drejtuesit qendrorë të kompanisë që zotëron koncesionin, një kompani ofshore nga Singapori me emrin REAL FORTRESS PRIVATE LIMITED shkruan Top Channel.
b.b/dita

keshtu i shkohet ne gjurme Mafiozit
Kompanise me ate Opozitar
qe gerthet rrugeve e ben protesta me terheq vemendjen e kaqolave te pozites
e disloku gjithe policine para kryeministrise e parlamentit .
1-“Raporti i përpiluar nga audituesi BDO, gjeti se në 15 vitet e koncesionit, pra në periudhën 2004-2018 kompania koncesionare e aeroportit ka fituar 84 milionë euro më shumë nga sa ishte parashikuar në skenarin fillestar.”
pra kemi të bëjmë me shkelje të kontratës për një periudhë 15 vjeçare!fshehje të fitimeve!
normalisht fshehje dhe mospagim të detyrimeve të kontratës ndëshkohet administrativisht ose penalisht!
2-“qeveria ka nisur negociatat për të kërkuar kompensim ekonomik nga TIA.”
në fakti nuk duhet filluar me pazarllëqe por me hedhje në gjyq për të paguar vleftën e papaguar,interesin e saj dhe një dënim për shkeljen e kontratës duke fshehur fitimin!!
deri kur do të shkohet kështu rrakapjekthi në këtë shtet të drejtuar nga injorantë,profanë,mëndjemëdhenj që kujtojnë se duke u kurvëruar gjithandej do ti quajmë politikanë!!
mor debila të lindur,çdo gabim,shkelje të kontratave,faje tuajat kompanitë ju kanë hedhur në gjyq dhe se kanë rruajtur trapin fare!!
bëhuni njëherë me koqe o koqe të politikës!!
A eshte kompania e Familjes kjo?
Ku esht ai zigur vrima e qarrit, qe del vec kur i duhet me mbrojt patronin, sali mut serbin