Nuk do ketë vetëm dhomë për myslimanët (FOTO)

redaktor

Terminali i vjetër i Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë për pak ditë do të zëvendësohet me terminalin e ri . Me një sipërfaqe gjigante, në atë terminal mund të gjesh gjithçka. Madje ndërtuesit janë kujdesur edhe për udhëtarët që falen. Në të djathtë të hyrjes së terminalit, janë ndërtuar dy dhoma përballë njëra-tjetrës. Njëra dhomë i është dedikuar besimtarëve myslimanë, e dhoma tjetër përballë saj do të jetë në dispozicion të përkatësive të tjera fetare, ortodoks, katolikë dhe hebrenj.

Fillimisht është menduar se në terminalin e ri të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, i është ndarë dhoma e lutjeve vetëm komunitetit mysliman. Krejt këto dyshime u nisën nga një fotografi e publikuar në rrjetet sociale. Shumë njerëz reaguan rreth ndarjes religjioze që sipas tyre turqit kanë bërë pasi janë ata që e kanë ndërtuar terminalin e ri. Si duket shumica u gabuan.

Kompania turke “Limak Kosovo” ka ndërtuar gjithsej tri dhoma të lutjeve brenda objektit të ri që do të inaugurohet këtë të mërkurë. Zëdhënësja e aeroportit Valentina Gara thotë se dhomat janë ndërtuar sipas një praktike që është nëpër të gjitha aeroportet moderne të Europës. “Janë tri dhoma të ndërtuara. Dy për besimtarët myslimanë pasi dihet që ata falen gratë veç e burrat veç dhe një dhomë tjetër për përkatësitë e tjera fetare”, thotë Gara për Express.

Gazeta Express sjell per lexuesit disa fotografi te dhomave te lutjeve.

14

15

16

17

18

Share This Article
2 Comments
  • Elhamdulil-lah qe erdhi Koha qe edhe ne aeroportin ton me pas nji vend ku munden pasagjeret me I krye Farzet ditore sI Kur qe I kan shum aproporte nderkombtare.

  • Shume mire.Aty te falet Salariu, Sulltani i Salistanit, frymezuesi i ndryshim-shkaterrimit qe u pervelua ne sherbim te vatanit, e beri Eldorado te Ballkanit duke ia hequr edhe guret e kalldremit, sa here qe do te udhetojje per HAXHILLIK ne gadishullin e arabistanit.Atje mund te takohet edhe ndonje amanet nga frymezuesit dhe financuesit e tij,TALEBANET.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *