Afatet dhe kategoritë e studentëve që përfitojnë tek Shkencat e Natyrës

J L

Me nisjen e vitit të ri akademik 2021-2022, fakultetet kanë shpallur tashmë edhe procedurat dhe afatet që do të duhet të ndjekin studentët që plotësojnë kushtet për të përfituar nga programi i bursave, apo reduktimi dhe përjashtimi nga tarifa vjetore e shkollimit. Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës ka zbardhur tashmë afatet, kategoritë dhe dokumentacionin për pëfitimin nga tarifa e shkollimit sipas grupeve sociale për studentët që ndjekin ciklin e parë në programet “Bachelor”, si dhe ata të programeve të nivelit të dytë “Master”. Sipas afateve të vendosura, studentët që janë të interesuar për të përfituar bursë, apo përjashtuar dhe reduktuar tarifën e shkollimit duhet të paraqesin dokumentat te zyra e Informacionit, deri në datën 12 nëntor 2021.

Lidhur me grupet që kanë të drejtë të përfitojnë nga kjo mbështetje, autoritetet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës bëjnë me dije se në ciklin e parë “Bachelor” përfshihen studentët e 14 kategorive të ndryshme. Konkretisht bëhet fjalë për studentët familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike, bashkëshortët që kanë fëmijë dhe janë të dy studentë, të cilët përfitojnë secili bursë financiare. Të drejtë përfitimi kanë edhe studentët, persona me aftësi të kufizuara, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar, studentët që kanë prind me aftësi të kufizuar, të vërtetuar me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar, studentët që i kanë të dy prindërit pensionistë ose njërin prind pensionist dhe prindi tjetër nuk jeton.

Në grupet e përfitimit nga kjo mbështetje bëjnë pjesë edhe studentët, të tretët në radhën e fëmijëve e lart, të cilët vijnë nga familje me tre fëmijë e më shumë, nga të cilët dy të parët janë studentë në institucionet publike të arsimit të lartë, studentët që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç, studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë,deri në moshën 25 vjeç, studentët që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore, deri në moshën 25 vjeç.

Gjithashtu mbështetje do të kenë edhe studentët që janë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës, studentët romë dhe egjiptianë, të cilët do të identifikohen nëpërmjet vetëdeklarimit, studentët, fëmijë të ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist ose fëmijë me prindër të dënuar politikë me heqje lirie. Ndërsa dy kategoritë e tjera janë edhe studentët në vitin e parë që janë me notë mesatare vjetore 9 deri 10, nga sistemi i arsimit të mesëm, si dhe studentë në vitet pas të parit, me notë mesatare të ponderuar 9 deri 10, të cilët kanë shlyer të gjitha detyrimet e vitit paraardhës akademik. Për secilën prej këtyre kategorive në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar edhe dosjen e dokumenteve që duhet të dorëzojnë. Po ashtu në tablenë bashkangjitur shkrimit gjeni të plotë edhe përfituesit në radhët e studnetëve që do të ndjekin studimet e ciklit të dytë “Master”.

  1. Studentët, familjet e të cilëve trajtohen me ndihme ekonomike:
  • Vërtetim nga Njësia administrative vendore që familja e studentit trajtohet me ndihmë ekonomike.
  • Certifikate familjare.
  • Kopje karte indentiteti.

 

  1. Bashkëshortët që kanë fëmijë dhe janë të dy studentë, përfitojnë secili bursë financiare;
  • Vërtetim i pagesës nga DRSHS.
  • Vendimi i Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë.
  • Kopje karte identiteti.
  1. Studentët, persona me aftësi të kufizuara, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar;
  • Vërtetim i pagesës nga DRSHS.
  • Vendimi i Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë.
  • Kopje karte identiteti.
  1. Studentët që kanë prind me aftësi të kufizuar, të vërtetuar me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë:
  • Vërtetim i pagesës nga DRSHS.
  • Vendimi i K.M.C.A.P për prindin invalid (origjinale ose noterizuar).
  • Certifikate familjare.
  • Kopje karte identiteti.
  1. Studentët që i kanë të dy prindërit pensionistë ose njërin prind pensionist dhe prindi tjetër nuk jeton
  • Vërtetim i pagesës pensionit nga DRSHS.
  • Certifikate familjare.
  • Kopje karte identiteti.
  1. Studentët, të tretët në radhën e fëmijëve e lart, të cilët vijnë nga familje me tre fëmijë e më shumë, nga të cilët dy të parët janë studentë në institucionet publike të arsimit të lartë
  • Vërtetimi që të dy fëmijët e parë janë studentë ne IAL Publike.
  • Certifikate familjare.
  • Kopje karte identiteti.
  1. Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç;
  • Vërtetim të statusit të jetimit, kopje karte identiteti.
  1. Studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë,deri në moshën 25 vjeç;
  • Vendim gjykate të formës së prerë.
  • Certifikate familjare.
  • kopje karte identiteti.
  1. Studentët që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore, deri në moshën 25 vjeç;
  • Vërtetim nga Ministria e Brendshme, Kopje karte identiteti.
  1. Studentët që janë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës:
  • Shkresa nga Ministria përkatëse, kopje karte identiteti.
  1. Studentët romë dhe egjiptianë
  • Formulari i vetedeklarimit, kopje karte identiteti.
  1. Studentët, fëmijë të ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist ose fëmijë me prindër të dënuar politikë me heqje lirie.
  • Vërtetimi nga instituti i të përndjekurve politike.
  • Certifikate familjare.
  • Kopje karte identiteti.
  1. Studentë në vitin e parë,me notë mesatare vjetore 9 deri 10, nga sistemi i arsimit të mesëm
  • Studentët nuk do të sjellin dokumenta.
  1. Studentë në vitet pas të parit, me notë mesatare të ponderuar 9 deri 10, të cilët kanë shlyer të gjitha detyrimet e vitit paraardhës akademik
  • Studentët nuk do të sjellin dokumenta.

 

Perfituesit master (Kliko)

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *