Nis pranimi i aplikimeve për studentët të cilët do të përfitojnë bursa nga fondi i mbështetjes studentore për vitin akademik 2021-2022 edhe në Universitetin e Arteve të Tiranës. Autoritetet e këtij institucioni të arsimit të lartë kanë bërë me dije gjatë ditës së djeshme se të gjithë kandidatët që plotësojnë kushtet për të aplikuar për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë, për këtë akademik se duhet të dorëzojnë aplikimet së bashku me formularin dhe të gjithë dokumentacionin provues, fizikisht dhe elektronikisht nëpërmjet adresave email tek zyra e administratës pranë fakultetit përkatës.
Pranimi i aplikimeve do të vijojë deri në mesin e javës së ardhëshme. Në faqen online të këtij universiteti tashmë janë hedhur edhe formularët përkatës që studentët duhet të plotësojnë brenda afatit të përcaktuar për të siguruar bursën e studimit për programet e nivelit të parë “Bachelor”, si dhe nivelit të dytë “Master”. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 25 nëntor.
Janë 10 kategoritë e studentëve që do të mund të aplikojnë për bursat e studimit, ku përfshihen studentët familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike, studentët me aftësi të kufizuara, studentët që i kanë të dy prindërit me aftësi të kufizuara të vërtetuar nga KMACP, studentët bashkëshortë që kanë fëmijë dhe janë të dy studentë ku do të përfitojnë secili bursë financiare, studentët që i kanë të dy prindërit pensionistë ose njërin prind pensionist dhe prindi tjetër nuk jeton. Nga programi i bursave do të përfitojnë edhe studentët që janë të tretët në radhën e fëmijëve e lart të cilët vijnë nga familje me tre fëmijë e më shumë, nga të cilët dy të parët janë studentë në institucionet publike të arsimit të lartë, studentët që kanë përfituar statusin e jetimit deri në moshën 25 vjeç, studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë deri në moshën 25 vjeç, studentët që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim deri në moshën 25 vjeç, si dhe studentët që janë fëmijë të punonjësve të policisë së shtetit, të gardës së republikës, të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat, të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin, të forcave të armatosura, të shërbimit informativ të shtetit dhe të policisë së burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës. Për secilën prej këtyre kategorive në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar dosjen e dokumenteve që duhet të dorëzoni për të siguruar bursat e studimit për këtë vit akademik.
Tashmë është ngritur edhe komisioni i ekspertëve që do të vlerësojë dosjet e përfitimit në përfundim të aplikimeve dhe është përcaktuar që deri në datën 30 nëntor ky komision do të shpallë listën zyrtare të kandidatëve që do të trajtohen me bursë në çdo program studimi.
Sipas kushteve të përcaktuara në vendimin përkatës të qeverisë, nga plani i bursave përjashtohen të gjithë studentët që janë duke ndjekur një program të dytë studimi për të cilin duhet të përballojnë koston e plotë të studimeve (nga ky rregull përjashtohen studentët e shkëlqyer), si dhe studentët përsëritës.
- STUDENTET, FAMILJET E TË CILËVE TRAJTOHEN ME NDIHMË EKONOMIKE:
- Formulari i kërkesës për t’u trajtuar me bursë që shkarkohet online nga faqja e Universitetit të Arteve.
- Certifikatë familjare.
- Vërtetim nga Njësia Administrative për trajtim me ndihmë ekonomike nga seksioni i ndihmës ekonomike në Bashki, ku të cilësohet numri i dosjes dhe vlera e saj. Ky dokument duhet të jetë i protokolluar, me firmë dhe me vulë.
- Fotokopje të kartës së ID të vetë studentit.
- Vërtetim studenti.
- BASHKËSHORTËT QË KANË FËMIJË DHE JANË TË DY STUDENTË, PËRFITOJNË SECILI BURSË FINANCIARE:
- Formulari i kërkesës për t’u trajtuar me bursë që shkarkohet online nga faqja Universitetit të Arteve.
- Vërtetim studenti nga institucionet publike IAL për të dy prindërit.
- Certifikatë familjare.
- Fotokopje të kartës së ID të vetë studentit.
- Vërtetim studenti.
- STUDENTËT, PERSONA ME AFTËSI TË KUFIZUARA, TË VËRTETUAR NGA KMACP, PËRFITUES TË PAGESËS SË AFTËSISË SË KUFIZUAR:
- Formulari i kërkesës për t’u trajtuar me bursë që shkarkohet online nga faqja e Universitetit të Arteve.
- Certifikatë familjare.
- Fotokopje të kartës së ID të vetë studentit.
- Raportin Mjeko Ligjor nga KMCAP-i (i fotokopjuar dhe i noterizuar).
- Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore apo nga zyrat e ndihmës ekonomike në Njësinë Administrative për pagesën e aftësisë së kufizuar.
- Vërtetim studenti.
- STUDENTËT QË I KANË TË DY PRINDËRIT ME AFTËSI TË KUFIZUARA, TË VËRTETUAR NGA KMACP, PËRFITUES TË PAGESËS SË AFTËSISË SË KUFIZUAR:
- Formulari i kërkesës për t’u trajtuar me bursë që shkarkohet online nga faqja e Universitetit të Arteve.
- Kopje origjinale ose e noterizuar e Vërtetimit të KMCAP-së (Komsionit të caktimit të aftësisë për punë) për të dy prindërit me aftësi të kufizuar (invalid pune, invalid paraplegjik, invalid tetraplegjik).
- Vërtetim origjinal të institutit të sigurimeve shoqërore për pagesën e pensionit të invaliditetit. (për të dy prindërit me aftësi të kufizuar).
- Vërtetim origjinal nga Njësia administrative për masën e ndihmës sociale që përfitojne prinderit invalid të protokolluar(për të dy prindërit me aftësi të kufizuar).
- Certifikatë familjare që vërteton lidhjen e studentit me invalidin e punës/ invalidin paraplegjik ose tetraplegjik.
- Fotokopje të kartës së ID të vetë studentit.
- Vërtetim studenti.
- STUDENTËT QË I KANË TË DY PRINDËRIT PENSIONISTË OSE NJËRIN PRIND PENSIONIST DHE PRINDI TJETËR NUK JETON:
- Formulari i kërkesës për t’u trajtuar me bursë që shkarkohet online nga faqja e Universitetit të Arteve.
- Vërtetim origjinal të institutit të sigurimeve shoqërore për pagesën e pensionit të pleqërisë për prindin/ të dy prindërit.
- Certifikatë Familjare.
- Certifikatë të ndarjes së prindit nga jeta (në rastin kur njëri nga prindërit nuk jeton).
- Fotokopje të kartës së ID të vetë studentit.
- Vërtetim studenti.
- STUDENTËT, TË TRETËT NË RADHËN E FËMIJËVE E LART, TË CILËT VIJNË NGA FAMILJE ME TRE FËMIJË E MË SHUMË, NGA TË CILËT DY TË PARËT JANË STUDENTË NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË:
- Formulari i kërkesës për t’u trajtuar me bursë që shkarkohet online nga faqja e Universitetit të Arteve.
- Certifikatë Familjare.
- Vërtetim për të dy fëmijët e parë që janë student në IAL Publike.
- Fotokopje të kartës së ID të vetë studentit.
- Vërtetim studenti.
- STUDENTËT QË KANË PËRFITUAR STATUSIN E JETIMIT, DERI NË MOSHËN 25 VJEÇ:
- Formulari i kërkesës për t’u trajtuar me bursë që shkarkohet online nga faqja e Universitetit të Arteve..
- Certifikatë Familjare.
- Fotokopje të noterizuar të statusit të jetimit.
- Fotokopje të kartës së ID të vetë studentit.
- Vërtetim studenti.
- STUDENTËT QË KANË HUMBUR KUJDESTARINË PRINDËRORE ME VENDIM GJYKATE TË FORMËS SË PRERË, DERI NË MOSHËN 25 VJEÇ:
- Formulari i kërkesës për t’u trajtuar me bursë që shkarkohet online nga faqja e Universitetit të Arteve.
- Certifikatë Familjare.
- Vendimin e gjykatës të formës së prerë për humbjen e kujdestarisë prindërore.
- Fotokopje të kartës së ID të vetë studentit.
- Vërtetim studenti.
- STUDENTËT QË JANË IDENTIFIKUAR SI VIKTIMA TË TRAFIKUT TË QENIEVE NJERËZORE DHE KANË PËRFITUAR STATUSIN LIGJOR PËR TRAJTIM SI VIKTIMA TË TRAFIKUT TË QENIEVE NJERËZORE, DERI NË MOSHËN 25 VJEÇ:
- Formulari i kërkesës për t’u trajtuar me bursë që shkarkohet online nga faqja e Universitetit të Arteve.
- Vërtetimin nga Ministria e Brendshme.
- Fotokopje të kartës së ID të vetë studentit.
- Vërtetim studenti.
- STUDENTËT QË JANË FËMIJË TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT, TË GARDËS SË REPUBLIKËS, TË SHËRBIMIT PËR ÇËSHTJET E BRENDSHME DHE ANKESAT, TË SHËRBIMIT TË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN, TË FORCAVE TË ARMATOSURA, TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT DHE TË POLICISË SË BURGJEVE QË KANË HUMBUR JETËN NË KRYE DHE PËR SHKAK TË DETYRËS.
- Formulari i kërkesës për t’u trajtuar me bursë që shkarkohet online nga faqja e Universitetit të Arteve.
- Vërtetimin nga Ministria përkatëse.
- Fotokopje të kartës së ID të vetë studentit.
- Certifikatë Familjare.
- Vërtetim studenti.

Po ne http://www.whale.to a pronohet ndonje?