Megjithëse kanë kaluar dy orë, aq sa policia e Tiranës i ka dhënë leje opozitës për të zhvilluar protestën, ajo vazhdon. Në gatishmëri janë dhe Forcat e
Ndërhyrjes së Shpejtë dhe autoboti i ujit. Opozita e bashkuar proteston para Kryeministrisë me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama, dhe krijimin e qeverisë tranzitore që do të cojë vendin në zgjedhje të lira.
Qytetarët janë thirrur nga opozitarët të protestojnë sot në 18:30 përpara kryeministrisë.
Opozitarët kanë kërkuar leje deri në mesnatë, ndërsa në përgjigje policia e Tiranës, ka dhënë leje për të protestuar deri në orën 20:30.
b.b/dita
