Ish-ministri Dritan Prifti ka shkuar sot në Prokurori për të dhënë sqarime se çfarë di për të ashtuquajturën afera CEZ.
Pas daljes nga organi i hetimit, Prifti tha se kishte dëshmuar me fakte për aferën, duke pretenduar se edhe deputetë të LSI-së kanë marrë para nga afera CEZ-DIA.
“Erdha me vullnet për një dëshmi për skandalin CEZ-DIA, dëshmova në lidhje me atë që di, pjesa e dëshmisë pastaj është pjesë e sekretit. Unë kam dhënë prova që Meta është pas Kastriot Ismailjat në këtë aferë korruptive”, tha Prifti, duke mos dhënë sqarime të mëtejshme.
Prifti tha se kishte shkuar me vullnet të plotë në Prokurori, ndërsa ka qëndruar atje përreth 60 minuta.