Afera financiare 1 milion dollarëshe me blerjen e mediave

redaktor

Vetëm për muajin maj 2013, Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka shpenzuar gati 1 milion dollarë për të financuar media të preferuara, duke i shpërndarë këto fonde si reklamë shtetërore

Qeveria që iku mund të quhet pa frikë si korruptuesja më e madhe e sistemit të informimit masiv në vendit tonë. Skandali i reklamave krejtësisht të pajustifikuara dhe në shifra tronditëse për buxhetin e varfër që kemi, fillon me reklamën e përgatitur dhe botuar në CNN në vitin 2007 për Shqipërinë turistike (330 mijë euro të çuar dëm, pa asnjë kthim për industrinë turistike të vendit, rast i zhbiruar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit). Por ai përbën vetëm majën e ajsbergut të një sistemi klientelist e të korruptuar deri në palcë, që ngriti qeveria e shkuar për të blerë mediat, që t’i shndërronte në agjente të bindura të saj për të prodhuar opinion dhe vota. Vetëm për muajin maj 2013, Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka shpenzuar gati 1 milion dollarë për të financuar media të preferuara, duke i shpërndarë këto fonde si reklamë shtetërore. Se çfarë nevoje të ngutshme kishte ushtria shqiptare të bënte reklamë për veten një muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme dhe në atë sasi kolosale parash, këtë e di vetëm ish-Ministri i saj! Për një ditë, në datën 21 maj 2013, Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet Qendrës së saj të Kulturës, xhiroi nga Buxheti i Shtetit  99.9 milionë lekë për llogari të kompanisë “Zoom Event”, e themeluar në muajt e parë të këtij viti. Kuptohet, thjesht për të marrë këto para. Dhe një ditë më vonë, më 22 maj, kjo kompani ia transferoi fondin një tjetre, për ta shpërndarë në media preferenciale. Veprime të tilla, edhe pse në shifra më të pakta, por prapë milionë lekë të reja, kanë kryer herë pas here edhe dikasteret e tjera. Mbi 71 për qind e parave kanë shkuar vetëm për një grup mediatik. Dihet tashmë se kush i ka marrë, për shembull, të 22 milionë lekët e Ministrisë së Punës. Përgjatë 5 viteve të fundit, një vëzhgim i një OJF-je shqiptare për studime ekonomike, dëshmon se nga qeveria blu e ikur janë shpërndarë rreth 26 milionë euro reklama shtetërore në vetëm disa media pro-qeveritare. Me gjysmën e këtyre parave mund të rinovohej një spital, ose të ngriheshin nga e para dhjetë shkolla nëndëvjeçare e të mesme! Skandali i reklamave qeveritare duhet të merret si shembull për abuzimet e qeverisë së mundur me 1 milion vota. Përgjegjësit duhen nxjerrë përpara ligjit, ndërsa të gjitha ministritë nga kanë dalë këto para, duhet të përgatisin dosjet përkatëse për kallzime në Prokurori. Pse nuk është shkelur vetëm barazia në treg, duke ua dhënë këto para mediave të caktuara, por edhe janë shpenzuar ndoshta dhjetë herë më shumë para, se sa janë nevojat e qeverisë për reklamë të mirëfilltë.

 

Share This Article
5 Comments
  • Ne rast se ky lajm eshte i vertet, ai duhet te ishte kryenjoftimi ne emisionin e lajmeve te Televizionit shqiptar. Por televizioni shqiptar vazhdon akoma vazin e Sales. Nuk e kuptoj se perse nuk i kane nderruar akoma. Nga i pari tek i fundit. Siç beri Saimir Tahiri ne ministrine e rendit.

  • Dikush thote qe a eshte e vertete Nuk ka asnje diskutim se eshte e vertete per cka thuhet e behet Qendra e kultures ne SHQUP ishte nje Ministri me vete jo vetem se ne kete Drejtori qe mernin rogen mbi 100 vete me shume se vete Ministria e kultures me roga te larta dhe qe nuk benin asnje pune por ishte bere strehe e shume artisteve te dikurshem shoke e miq si Veli Rada makashe e shume rudimente te tjera qe edhe Tv Tirana nuk i merte me per te bere humor banal Ne kohen qe e pane qe humbi partia e Veliut dhe e drejtoresh Kuke bene propozimin se kjo qender nuk ishte me produktive dhe e shiten per tek PD Ajo kuke ka shume bema dhe probleme qe duhet te hetohen Vetem banda e ushtrise ishte me e madhe se te gjitha bandat frymore te ushtrive te vendve antare te NATO Mire e kishte nje komandat kur tha nje shprehje se, Mire qe Ministrin e kemi ish artist se po te qe veteriner do ta kishte mbushur ushtrine me mushka dhe gomere pavaresisht se per punen qe benin nuk kishin ndonje ndryshim me to.

  • E çfare te thuash me teper sesa ka thene edlira për “mafien jeshile”. S’më vjen në mënd fjale tjeter pos asaj “burg”. Aty imami te krijoje e te shfaqe dhe talentin e vet duke krijuar e duke luajtur ne teatrin e burgut. Vetëm për hajdut eshte i afte? Si minister e si aktor te zësh kokën me doré..!? Vetem ne teatrin e burgut mund te riaftesohet! Roli i burgaxhiut hajdut duhet te jete roli i tij aty. Duhet ta qaje…!

  • JA DHE DISA SPOTE TE TJERA TE IMAMIT

    nxjerre nga tabelat e “Pagesave te Thesarit”

    1 – DPUK Furniz.uje Q.Kukesit Urdher dt.17.06.13 kontrate ne vazhdim dt.10.07.09 situacion maj 2013 fat.dt.04.06.113 seria 07397837
    Me urdher te Drejtoria e Pergjithshme e Ujesjelles Kanalizimeve (3535) TIRANE
    Ne favor te ZOOM EVENTS vlera – 60.000.000,00 £eke

    2- REPARTI USHTARAK 4001 TIRANE
    spote publicitare,urdher ministri nr 854 dt 29.04.2013,up nr 803 dt 22.04.2013,
    njoftim fituesi nr 3493 dt 29.04.2013,kontrate nr 40682 dt 30.04.2013,
    fat nr 1 dt 21.05.2013,seri 07851601,fh nr 9,10 dt 30.05.2013,shkrese nr 1188
    Me urdher te ministrit IMAMI
    Ne favor te ZOOM EVENTS vlera – 20.000.000,00 £eke

    3- REPARTI USHTARAK 6004 TIRANE
    spote publicitare,urdher ministri nr 854 dt 29.04.2013,up nr 803 dt 22.04.2013,
    njoftim fituesi nr 3493 dt 29.04.2013,kontrate nr 40682 dt 30.04.2013,fat nr 1
    dt 21.05.2013,seri 07851601,fh nr 9,10 dt 30.05.2013
    Me urdher te ministrit IMAMI
    Ne favor te ZOOM EVENTS vlera – 19.943.488,00 £eke

    Lista eshte e pafund e vjedhjeve te ministrave te Sali Ram Shiqere Berishes.

    Ja dhe disa nga finanzimet e tij per mediat e familjes:

    1- 18.607.071,00 £eke 178.914,14 $ faturime .224 PANORAMA
    2- 19.041.320,00 £eke 183.089,62 $ faturime 91 KOHA JONE
    3- 7.744.800,00 £eke 74.469,23 $ faturime 90 MAPO
    4- 2.360.500,00 £eke 22.697,12 $ faturime 19 rilindja demokratike
    5- 3.690.000,00 £eke 35.480,77 $ faturime 64 STANDARD

    etj. etj. duke ditur qe publikimet jane vetem 30% e atyre reale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *