E kush tha që shqiptarët nuk e mbrojnë njëri-tjetrin? Në fakt Afërdita Dreshaj ka dalë menjëherë në mbrojtje të këngëtares me origjinë kosovare Rita Ora. Pasi ish-i dashuri i kësaj të fundit e ka ofenduar në “twitter”, Miss Kosova dhe modelja shumë e njohur është shprehur po në rrjetin social: “E pra, Rob Kardashian po pyet se kush mund të nisë një karrierë dhe të flejë me 20 meshkuj në të njëjtën kohë? Unë mund të ta jap përgjigjen shumë lehtë “Motra jote K”, duke ia pasuar kështu gjithë “imoralitetin” motrës Kim Kardashianit, e njohur edhe ajo për “historitë”.
Në një tjetër foto të publikuar prej vetë Afërditës, ku ajo ka dalë bashkë me Rita Orën, ka shkuar: “Krenaria Shqiptare, e jona Rita Ora nuk është thjesht një yll, është një njeri shumë i ëmbël dhe një shqiptare krenare”!