E kuptojmë që ka shumë punë, sidomos që kur u nda nga Shpati Kasapi, një lidhje kjo 6-vjeçare.. Por duket se Afërdita Dreshaj nuk mund ta nisë një punë, pa pirë fillimisht një pije energjike. Kështu të paktën ka bërë me dije ajo, ndërsa përmes rrjetit social “Tuiter” ka njoftuar se i duhet pak energji para se të nisë fotot për setin e ri fotografik. Duket se ka qenë duke shijuar energjinë (që s’po i përmendim emrin), ndërsa një mendje tjetër na shkon te fakti mos ka qenë duke u bërë gati për të qenë fytyra mediatike e pijeve të kësaj kategorie… Megjithatë na vjen mirë që Dreshaj ka… energji!
