Aferim o prefekt Sharku…

anazapta

Jane shtuar tepër ne Shqiperi ata që mendojnë se mund të bëjnë sa kanë në dorë pa u hyrë ferrë në këmbë aq më tepër kur kanë një post a pozicion shtetëror, një karrike ku dikush i ka ndihmuar të ulen. Kjo lloj specieje harron se vjen një ditë dhe do të paguajë , se asgjë nuk shkon për në atë dynja. Harron se shkelja e ligjit është një mballomë që nuk të hiqet ndër vite e një ditë të bukur të bën të vjellësh rëndshëm, bile nga qafa.

Partia solli në qarkun e Dibrës për prefekt zotin Sharku . Shumëkush e dinte se është “ i binduri i partisë” . Kishte qenë dhe deputet, por asnjëherë nuk kishte folur.Të paktën kështu del po të gërrmosh në internet për të gjetur “ skuadrën” e 16 deputetëve memecë për një mandat. Po për partinë në pushtet rëndësi ka të qënit “Jesmen”.

E ky , prefekti pra, vuri re se në administratë kishte dhe dy të majtë, njëri në Burrel , në nëprefekturë dhe tjetri në Peshkopi në aparatin e prefekturës. Për “fatin e keq” të tyre e “fatin e mirë” të prefektit  këta dy punonjës ishin dhe anëtarë këshilli përfaqësues të opozitës .Kishin cen në biografi e  duheshin hequr. Merr guximin të artikulojë ashtu si e mendonte qëllimin e largimit nga puna : “ Jeni të majtë e nuk mund të punoni në një qeverisje të djathtë , do të ktheheni në punë kur të fitojë e majta. Është shteti ynë , kemi fituar për të punësuar njerëzit tanë”. Pasi nuk e realizon këtë skenar bën vendimet e stisura të largimit nga puna me shpifje ordinere të denja për shpifarakë province.

Vendimet e largimit nga puna u bënë natën e vitit të Ri 2012. Fillojnë kalvaret në gjykata. Gjykata e rrethit gjyqësor Dibër me vendimin nr. 183 , datë 04.04.2012 e detyron Institucionin e prefektit të paguajë 18.5 paga dhe shpenzimet e gjyqit për largim të paligjshëm nga puna. Këtë vendim e lë në fuqi dhe gjykata e Apelit Tiranë  me vendimin e formës së prerë numër 290 , datë 07.02.2013.

Po kështu gjykata e rrethit gjyqësor Mat me vendimin nr. 196 , datë 22.05.2012 detyron Institucionin e Prefektit të paguajë 18.5 paga , shpenzimet gjyqësore dhe ato për një avokat. Këtë vendim e la në fuqi dhe gjykata e Apelit Tiranë me datë 05.02.2013.

Dy vendime të formës së prerë trokasin në dyert e prefektit. Janë rreth 20 milionë lekë që duhen paguar nga buxheti i shtetit, për heqjen e paligjshmë nga puna të dy punonjësve. Për 18 muaj e gjysëm duhen paguar nga dy paga për dy vende pune. Për një aluçinacion të prefektit shteti duhet të nxjerrë nga buxheti shumën e mësipërme.

Por prefekti nuk e vë ujin në zjarr. Nuk do të të paguajë vendimet gjyqësore të formës së prerë , nuk do t’i përgjigjet  urdhërave të ekzekutimit të gjykatave Dibër e Mat , apo përmbarimit që ka nxjerrë Urdhërat e Ekzekutimit .

Në Tiranë , ditën për diell , përmbarimi me një shpurrë policësh nxorri nga shtëpitë në qiell të hapur 14 familje. Po  zbatojmë vendimin e gjykatës , thanë ata. Ky është shteti ligjor. Në Dibër shteti ligjor ka ngrirë.

Ndërsa në dyert e Prefektit të Qarkut Dibër kanë trokitur dy përmbarues ai shtetëror i Dibrës dhe ai privat i Matit,  prefekti hesht. Nuk e ka ndër mend të zbatojë vendimet e gjykatës. Të takosh prefektin e Dibrës në zyrën e tij , është ngjarje. Jo se nuk pret njerëz , por rrallë vjen aty. Një ditë në muaj , thonë punonjësit e tij. Ka dhe probleme të tjera  ai , mbledhje në Tiranë , në Qeveri , në Ministri e të tjera e të tjera.

Vjen hallexhiu nga Mati e kërkon të dijë se si do t’i vejë halli ekzekutimit të vendimit të gjykatës , pasi ka 17 muaj pa punë e ato lekë që do të marrë i ka pothuajse borxh. Nuk takon dot prefektin , ndonëse e pret një javë të tërë nga e hëna në të premte. Takon një specialist , të autorizuar , pikërisht atë specialist që është larguar nga prefektura me vendime të  gjykatave  të të gjitha shkallëve për shkelje të rëndë të ligjit dhe është rimarrë në punë për “ meritokraci partiake” , atë specialist që në jetën e tij ka dëshirë të bëjë shumë punë , si të punojë në prefekturë e njëkohësisht të jetë  anëtar komisioni në tendera , të punojë në prefekturë , por të bëjë dhe ndonjë gjyq privat si avokat , atë specialist që kohët e fundit ka filluar të përhapë fjalë se me gjithë shkeljet ligjore ,  që ka bërë , do të jetë përsëri në punë , pasi ka një farë lidhjeje miqësore me njërin nga kandidatët socialistë. E ky specialist i thotë hallexhiut se vendimet e gjykatave janë thjesht formale , askush nuk i ka zbatuar ato , kush pyet për to, ne ndofta ta bëjmë nder se sa për ligj nuk na plas dhe më pas justifikimet : “nuk kemi para as për të paguar dritat , as për të paguar ujin , as për dieta , as për letër format , as… as… as…”.Pastaj mos kërko para para 23 qershorit , në të dhënshim ndonjë lek do të fillojmë në korrik .

Kryeminsitri i Shqipërisë krenohet me shtetin ligjor, qoftë atje ku është.  Prefekti është përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave në rajon, emërohet dhe shkarkohet nga Kryeministri. Kur një prefekt nuk zbaton vendimet e gjykatave e të përmbarimit dhe tallet me to, vaj medet për institucionet e tjera. Thonë që ky prefekti ëshët dhe i pasur, ka rrogën e majme në shtet , por dhe një aktivitet privat duralumini , që së fundmi e ka shtrirë dhe në trevën ku kryen funksionin shtetëror. Po sikur këto paratë e vendimeve gjyqësore t’i paguante nga xhepi a ka ndonjë gjë të keqe?! Vendimet gjyqësore  të formës së prerë janë një borxh i varur në qafën e prefektit si medalje e së keqes. E keqja e ka kapur për fyti . Nuk u mjaftua me faktin që hoqi nga puna dy nga specialistët më të mirë vetëm për faktin që ishin anëtarë të këshillave vendor në njësitë përkatëse përfaqësues të opozitës e  nuk votonin PD-në , për faktin që nuk ishin si ca të tjerë që , për të ruajtur vendin e punës , kanë pranuar të votojnë me celular me 8 maj 2011 dhe celularin t’ia tregojnë njërit perej  titullarëve që tashmë i ka hypur kalit të bardhë , por thellohet “në të zezën e tij” duke mos zbatuar as vendimet e gjykatave dhe urdhërat e ekzekutimit të tyre dhe të përmbarimit.

Këtë shkrim do ta mbyll me këto vargje:

“ Aferim o prefekt Sharku

Xhevahir të ka ty  qarku

Por karrikja është me rrota

Vetëm b… është e jotja”.

 

*Autori ehte bashkepunetor i DITA per Dibren

Share This Article
3 Comments
  • m……i jati m,,,..i biri…..m,,,,,,ai qe beri te atin c,po iben ati populli o shpellar o tradhetar ikombit ,,,,,,do t,i shperblesh nje dite

  • Petrit je djale simpatik, nuk te kam njohur per shkrues kaq te mre. Meren vesh Prefektet te formatit militant. Populli i Dibres ka gabuar shume deri me tani, duhet te ndryshoje se eshte qarku qe per turp PD udheheq. Dhe kjo nuk ndodh ne asnje qark me histori te mencur.

  • Zoti Zili ne cdo moment i bini te vertetes ne koke , i thoni te bardhes e bardhe dhe te zezes e zeze. Kam mendimin se jeni opozitari i vetem me ze ne Diber , te tjeret qe deri sot jane strukur , kane filluar te ngrefosen , presin fitoren. Sa per ate prefektin Nastradin e njeh mire Bulqiza si per aferat , ashtu dhe per perfoljet e pervetesimit te pronave te vellait te vdekur qe ka qene njeri i mire. Respekt e pac me shume shoke ne ate treve te nderuar por qe ne votime deri me sot ka gabuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *