Në Afganistan ka filluar numërimi i votave të zgjedhjeve presidenciale, të cilat u mbajtën më 28 shtator, e që u përshkuan me parregullsi dhe shumë sulme.
Pesëmbëdhjetë kandidatë kanë garuar për postin e president, ndërsa vetëm dy prej tyre shihen si më të favorizuar, presidenti aktual Ashraf Khani dhe rivali i tij politik Abudullah Abdullah.
Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk fiton shumicën e votave, raundi i balotazhit do të mbahet më 23 nëntor, ndërsa rezultatet pritet të dalin më 7 nëntor.
Sipas zyrtarëve vendas, pjesëmarrja e afganëve në zgjedhje ka qenë e ulët, vetëm rreth 20%.
Zyrtarët gjthashtu raportuan se mbi 500 qendra votimi u mbyllën për shkak të kërcënimeve nga sulmet e militantëve.
Gjatë votimit kanë ndodhur disa sulme në shumë qytete, ku kanë mbetur të plagosur me dhjetëra civilë dhe janë vrarë pesë anëtarë të forcave të sigurisë.
e.ll./dita

NJESOJ, TAMAM DHE NJASHTU:
Si shqyptaret ,e 30 qershor nga frika e talebaneve te Edvin Droges.
NJESOJ, TAMAM DHE NJASHTU:
Si shqyptaret me 30 qershor nga frika e talebaneve te Edvin Droges.