Afganistan, shkelin bombën duke mbledhur dru, vdesin 10 fëmijë

anazapta

Dhjetë vogëlushe të moshës 9-11 vjeçe kanë vdekur në Afganistan, pasi kanë shkelur aksidentalisht në një bombë, teksa mblidhnin dru për zjarr.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet vendase. Ngjarja tragjike ka ndodhur në provincën lindore Nanagahar, kur një nga vajzat e vogla ka goditur me sëpatë bombën e cila ndodhej poshtë druve.

“Shpërthimi ka lënë të vdekur dhjetë vogëlushe, ndërsa dy të tjera janë plagosur”, tha guvernatori i distriktit të Chaparhar-it, Mohammad Sediq Dawlatzai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *