Afganistan, të paktën 80 të vdekur pas përmbytjeve

anazapta

Afganistani prej dy ditësh është prekur nga përmbytje të mëdha, të cilat kanë ardhur si pasojë e rreshjeve të dendura. Vërshimet kanë shkaktuan vdekjen e të paktë 80 personave dhe një numër shumë të lartë të zhdukurish, njofuan burime zyrtare. 

Sipas një bilanci të dhënë nga autoritetet vendore, përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura kanë bërë 43 të vdekur në provincën e  Jouzjanit, 33 në Faryab dhe gjashtë në Sar-e Pul.

Sipas të njëjtave burime, disa helikopterë janë dërguar menjëherë për të lokalizuar dhe për t’i ardhur në ndihmë popullsisë së prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *