Afganistani, Ameristani dhe Albanistani: Të fortët e botës që shpesh tregohen të verbër e jo largpamës dhe karagjozët sharlatanë në Tiranë që të lenë gojëhapur

redaktor

 

Nga Viktor Malaj

Botuar në DITA

Tërheqja e trupave amerikane dhe disa vendeve të tjera perëndimore nga Afganistani dhe rikthimi në pushtet i talibanëve është bërë tema e ditës në politikën dhe median ndërkombëtare.

Nuk ka asnjë dyshim se aktet terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA ishin ndër më mizoret dhe kriminalet në historinë e re të njerëzimit. Hakmarrja ndaj autorëve dhe lufta kundër organizatave me programe dhe misione të mirëfillta terroriste ishte një e drejtë dhe detyrim i SHBA-së që e pësoi drejtpërdrejt dhe e gjithë botës së civilizuar.

Qeveria amerikane e kohës, përveç se i shpalli luftë Al-Kajdes (Al-Qaeda), e zgjeroi rrethin e fajësisë dhe përgjegjësisë edhe mbi qeverinë e Afganistanit ku ndodhej një pjesë e mirë e shtabit drejtues të kësaj organizate terroriste dhe, më vonë, i keqpërdori ngjarjet e ndodhura për të sulmuar dhe pushtuar edhe Irakun.

Është e pranueshme nga çdo mendje normale që talibanët, të cilët ndodheshin në pushtet në Afganistan në vitin 2001, përfaqësojnë një mendësi dhe entitet politik mesjetar, ashtu si Sadam Husein, i cili sundonte Irakun në vitin 2003, ishte një tiran dhe politikan i dëmshëm. Mirëpo, e vërteta është se të dy këto entitete politike kanë qenë për njëfarë kohe aleatë të SHBA-së.

Nëse sulmi ndaj Afganistanit dhe pushtimi i tij gjetën mbështetje edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, sulmi dhe pushtimi i Irakut ishte një veprim krejt i njëanshëm i Amerikës. Në të vërtetë, edhe sulmi amerikan kundër Afganistanit ngre dyshime dhe diskutime të mëdha lidhur me legjitimitetin e tij pasi ishte sulm kundrejt një shteti përfshirja e të cilit në sulmet terroriste ndaj SHBA-së nuk është vërtetuar kurrë.

Shtete të tjerë, si Arabia Saudite për shembull, kishin më shumë arësye të sulmoheshin pasi Al-Kajda ishte formuar, financuar dhe stërvitur në atë vend dhe 15 nga 19 prej personave që kryen aktin terrorist të 11 shtatorit 2001 ishin shtetas të këtij vendi. Mirëpo sundimtarët e regjimit po aq anakronik të Arabisë Saudite ishin “miq” të Amerikës dhe, veçanërisht, të “Familjes Presidenciale Bush” prej më shumë se gjysëmshekulli.

Qeveria e SHBA-së e ka justifikuar sulmin si mjet për zhdukjen e mundësive për sulme të tjera terroriste, por e vërteta është se organizata terroriste Al- Kajda i ka pasur dhe i ka bazat e saj vepruese edhe në disa vende të tjera dhe, sipas kësaj logjike, do të duhej që të gjitha ato vende të pushtoheshin nga SHBA apo NATO. Veçanërisht, pushtimi i Irakut i ka diskredituar fort pretendimet dhe pretekstet amerikane në veçanti dhe ato perëndimore në përgjithësi.

Historia ka treguar se të fortët e botës, shpesh tregohen të verbër dhe jo largpamës. Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së autorizonin vendosjen e forcave paqeruajtëse në Afganistan, por jo mbajtjen e vendit të pushtuar për një kohë të pakufizuar. Pretendimet amerikane dhe ato perëndimore për ndryshime me armë të regjimeve politike në ato vende dhe për “përhapje të demokracisë” janë iluzore dhe të pavërteta.

Në fund të fundit, ato nuk gjejnë mbështetje askund në të Drejtën Ndërkombëtare, pavarësisht interpretimeve dhe keqinterpretimeve që i bëhen asaj nga ideologët e luftërave dhe pushtimeve. Në këto pretendime dhe veprime të fuqive kryesore perëndimore gjendet edhe një kontradiktë e madhe dhe domethënëse.

Ndërsa propagandojnë, për vendet e tyre dhe për botën, të drejtat e individit për t’u veshur dhe organizuar jetën familjare sipas dëshirave dhe preferencave të veta, ndërsa mbështesin dhe votojnë akte ndërkombëtare që i japin të drejtë çdo populli të zgjedhë formën e qeverisjes që dëshiron ai, nga ana tjetër sulmojnë dhe përmbysin qeveri të vendeve të tjera për t’iu imponuar format e veta të veshjes, të jetës familjare etj. kur popujt e atyre vendeve kanë histori dhe mendësi krejt të tjera. Dhe ky imponim bëhet me pretekstin se po “përhapin demokracinë”, domethënë formën e organizimit politik perëndimor.

Regjimet talibane në Afganistan apo sadamiste në Irak ishin larg së qeni demokratike dhe moderne, por “demokracia” nuk përhapet me armë sepse armët nuk janë flladi që përhap pjalmin nga lulja tek lulja. Popuj dhe vende të ndryshme kanë histori, mendësi, koncepte, bestytni dhe pikëpamje të ndryshme për jetën dhe për organizimin shoqëror e politik. Ndryshimi i këtij konstrukti shpirtëror, moral dhe mendor merr shekuj për të ndodhur. Pushtimet mund të shkaktojnë ndryshime sipërfaqsore dhe të përkohëshme, por jo ato të dëshiruara.

Të përpiqesh t’iu imponosh format e qeverisjes perëndimore vendeve të tilla si Afganistani është e pamundur. Ne mund të duam të mbjellim banane në Antarktidë, po bananet atje nuk bëhen. Vende të tilla ku mbisundojnë konceptet dhe besnikëria ndaj fesë (shpesh të keqinterpretuar), fisit, krahinës, origjinës dhe të fortit e kanë të vështirë të kuptojnë dhe përshtasin konceptet e kombit, partive politike, parlamentit apo zgjedhjeve të lira dhe t’i vlerësojnë ato sipas meritave e programeve dhe jo prejardhjeve apo përkatësisë fetare.

Presidenti aktual i SHBA-së, z. Bajden, duke ngatërruar nocionet e kombit dhe të shtetit, pohoi kohët e fundit se “Misioni amerikan në Afganistan kurrë nuk ishte menduar të ishte ndërtimi i një kombi… por për të parandaluar një sulm terrorist në tokën amerikane”. Kombet janë çështje përkatësie dhe ndjeshmërie dhe nuk krijohen nëpërmjet pushtimeve por, më së shumti, nëpërmjet konsolidimit të vetëdijes së përkatësisë së përbashkët dhe luftës për pavarësi kundër pushtimeve të huaja.

Duket se pushtimi i Afganistanit ka pasur si qëllim rrëzimin e pushtetit taliban dhe zëvendësimin e tij me qeveri properëndimore, mirëpo këtu nuk janë marrë sa duhet parasysh rrethanat gjeografike, historike, demografike dhe shpirtërore të vendit. Ndonëse grupim fetar dhe politik anakronik, talibanët kanë pasur (dhe duket qartë se kanë) mbështetje të madhe tek popullsia vendase dhe, nga ana tjetër, popullsia e Afganistanit ka treguar historikisht se nuk i pranon pushtimet e huaja, pavarësisht preteksteve me të cilat bëhen. Thyerjet dhe tërheqjet e ushtrive angleze, ruse dhe së fundi amerikane kanë bërë që Afganistani të konsiderohet si “varrezë e perandorive”.

Me sa duket, amerikanët janë vetëdijesuar se në një vend të varfër si Afganistani, më së shumti i përmendur për prodhimin e shegëve, nuk ia vlente të vazhdohej shpenzimi pa fund i parave të taksapaguesve perëndimorë dhe, duke u vetëdijësuar se nuk mund të ketë Afganistan pa talibanë, kanë vendosur të bëjnë atë që është dashur të bënin 20 vjet më parë: të negocionin me talibanët dhe të gjenin një zgjidhje afatgjatë. Qeveria amerikane ka qenë e vetëdijshme se talibanët do të riktheheshin në pushtet dhe, në pamundësi për ta ndaluar këtë gjë përjetësisht, janë “pajtuar” me këtë fakt duke i vënë disa kushte dhe “hapur rrugë”, jo nga dëshira por nga pamundësia.

Duket qartë që qeveritë e ngritura në Afganistan dhe Irak me ideimin dhe mbështetjen amerikane kanë qenë të padenja për të justifikuar në praktikë pretendimet teorike, morale dhe politike, me të cilat u pushtuan këto vende dhe u propaganduan format e reja qeverisëse. Këto vende, jo vetëm që nuk pësuan ndonjë progres ekonomik, por shumë gjëra që kanë ndodhur gjatë dhe pas pushtimeve iu kanë shkaktuar neveri dhe mospajtim shumicës së popullsive atje. Po t’i shtojmë kësaj edhe qindra mijëra jetë njerëzish të humbura dhe qindra miliarda dollarë të Perëndimit të shkuara dëm, apo të përfunduara në xhepat e pak spekulantëve dhe veglave të paparimtë të pushtuesve, atëherë tabloja bëhet e plotë dhe konkluzioni del i qartë se pushtimet kanë qenë të gabuara dhe, madje, kriminale.

Tërheqja perëndimore dhe rikthimi i talibanëve shkaktuan krizën e mirëditur politike dhe ikjet e shumë shtetasve afganë nga vendi i tyre. SHBA, ndonëse me vonesë, po bën përpjekje për tërheqjen e sa më shumë shtetasve afganë drejt Perëndimit.

Faqja e parë, DITA, 31 gusht 2021

Në këtë mision qeveria shqiptare (ashtu si edhe PD-ja opozitare) u treguan solidarë dhe tani jo pak afganë po strehohen, ndoshta përkohësisht, edhe në Shqipëri. Normalisht, cilado qeveri shqiptare do të mbante këtë qëndrim, por retorika politike rreth këtij problemi në vendin tonë është bërë qesharake. Kryeministri Rama tha dy gjëra të pavërteta lidhur me problemin e refugjatëve afganë. Së pari, ai pretendoi se “Është kaq shqetësuese të lexosh se Shqipëria po i strehon afganët vetëm sepse na e kërkuan SHBA”.

Në fak kjo nuk përbën kurrfarë shqetësimi, por është një e vërtetë e palëkundur. Po të ishte ndryshe, atëherë qeveria shqiptare do të kishte mirëpritur me kohë mijëra refugjatë nga Siria, Iraku etj. dhe jo t’i kthente ata mbrapsht dhe të burgoste trafikuesit e tyre. Situatat politike në ato vende nuk janë aspak më të mira se në Afganistan, përkundrazi. T’i strehosh afganët sepse këtë ta kërkuan SHBA-të nuk është as turp dhe as krim, por të përpiqesh ta justifikosh këtë me citime të Kanunit të Lekë Dukagjinit se “Shtëpia është e Zotit dhe e mikut” është hipokrizi dhe të bën qesharak.

Akoma më të padenjë të bëjnë pastaj pohime ekstravagante dhe ekzibicioniste si ato se “Duhet të jemi aty (në Afganistan) për ata që punuan për ne… Ne kemi qenë në një regjim të ngjashëm me atë taliban… Ne ishim afganë disa dekada më parë kur ikëm nga Shqipëria, fortesa e Koresë së Veriut në Evropë në atë kohë”.

Cilët punuan për ne dhe cilët jemi “ne”? Duke përjashtuar shumë prej tyre që po shfrytëzojnë momentin për të kërkuar një jetesë më të mirë ekonomikisht, të tjerët largohen prej aty pasi kanë qenë në shërbim të forcave pushtuese (edhe nëse këto forca ishin qëllimmira). Si të tillë, jo pak prej tyre mund të jenë përfshirë në akte kriminale, siç ka ndodhur dhe do të ndodhë gjithmonë kur në territorin e një vendi ndodhen edhe ushtritë e huaja.

Se sa demokratë dhe “punëtorë të demokracisë” ishin shumica e vendasve të angazhuar në qeverisjen e Afganistanit këto 20 vjet e treguan ngjarjet e kohëve të fundit, mosbesimi i shumicës së popullit dhe i vetë ushtrisë afgane tek ata dhe zhytja e tyre në korrupsion.

Sa i përket krahasimit karagjoz të regjimit taliban me regjimin politik të Shqipërisë së vitit 1990, kjo të lë gojëhapur për guximin sharlatanesk të këtij pohimi. Regjimi diktatorial i vitit 1990 në Shqipëri ishte një regjim ateist që i trajtonte njerëzit njësoj pavarësisht përkatësive fetare, gjinore, krahinore apo etnike, por i dallonte dhe i përndiqte për shkak të përkatësisë politike dhe, sidomos, veprimtarisë antiregjim. Si rezultat i dallimit dhe përndjekjes politike regjimi kreu edhe mjaft krime, ashtu si, për fat të keq, kanë kryer krime të pafundme edhe qeverisjet perëndimore.

Refugjatët shqiptarë të viteve ’90 nuk ishin refugjatë politikë, por thjesht dhe vetëm ekonomikë, pasi jetët e tyre nuk rrezikoheshin as nga ata në pushtet dhe as prej atyre që mëtonin të merrnin pushtetin. Madje, ikjet masive nëpër anije i ngjanin më shumë një psikoze kolektive e cila, ashtu si dyndja në sheshin “Skënderbej” për të pritur Sekretarin e Shtetit, Xhejms Bejker, vënë shumë në dyshim moralin dhe dinjitetin e një pjese të madhe të shoqërisë shqiptare.

Gënjeshtrat dhe mashtrimet me të cilat shumë sharlatanë politikë dhe mediatikë të këtyre 30 viteve bombardojnë ndërgjegjet e shqiptarëve janë magjepsëse. Dallimi midis ikjeve të menjëhershme të fillimviteve ’90 dhe ikjeve të parreshtura të shqiptarëve gjatë gjithë periudhës pasdiktatoriale, madje edhe të sotme, i ngjan dallimit midis shpërthimit të zhurmshëm të avullit nga tenxherja me presion dhe lëshimit të ngadalshëm të këtij avulli nëpërmjet valvulës shkarkuese. Por, thelbi mbetet i njëjtë: avulli vazhdon të shkarkohet.

Edhe krahasimet e bërë nga disa njerëz të tjerë të politikës apo medias midis emigrantëve të sotëm afganë dhe shqiptarëve të larguar nga vendi në vitin 1944 apo më vonë nuk janë të sakta. Shqiptarët e larguar nga vendi në fundvitin 1944 ishin bashkëpunëtorë të pushtuesve nazifashistë, dy diktaturave të huaja që ishin edhe pushtues globalë dhe që pushtimet nuk i bënin dhe as pretendonin t’i bënin për motive demokratike dhe as si hakmarrje ndaj akteve terroriste kundër vendeve të tyre. Ata ishin njerëz të implikuar në krime kundër vendit dhe popullit të tyre dhe, rrjedhimisht, të ndëshkueshëm gjithkund dhe gjithnjë.

As krahasimi që një zotëri tjetër iu bënte refugjatëve të sotëm afganë me të dënuarit e regjimit komunist në vitet 1944-1946 si “bashkëpunëtorë të anglo-amerikanëve” nuk është i saktë. Anglo-amerikanët e ardhur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore as kanë qenë pushtues dhe as janë shpallur ndonjëherë si të tillë. Shumica e atyre që u dënuan në vitet 1945- 1946 si spiunë të anglo-amerikanëve janë dënuar për përpjekje për rrëzimin me forcë të pushtetit të atëhershëm shqiptar, veprimtari dhe bashkëpunim që i kanë pranuar edhe vetë në gjyq.

Këtu nuk ia vlen të sillet në diskutim pohimi i disa ekstremistëve politiko-mediatikë që pohojnë se regjimi i Hoxhës “imponoi njeriun e ri- taleban me shumë sukses”, vetëm e vetëm pse ai “njeri i ri” nuk ishte as hajduti i tenderave të buxhetit të sotëm të shtetit, as biznesmeni “i suksesshëm” i drogës dhe kontrabandës së sotme të femrave e armëve, as luftëtari i lakuriqësisë dhe prostitucionit, as ekstravaganti dhe aventurieri i divorceve dhe familjeprishjes dhe as halabaku i bixhozit apo spekulanti i pafytyrë i bursës.

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Share This Article
39 Comments
  • Per mendimin tim, Amerika duhej ti gjente anetaret e AlQaedes dhe ti asgjesonte si individe, pa ndehyre ushtarakisht,ne vende si Afganistani. Ku u vra Bin Ladeni? Ne Pakistan. Po keshtu duhej te kishte ndodhur is dhe me kokat e talebaneve.
    Se ja cfare ndodh tani. Keto ndryshime ne qeverisje, çojne ne vershime te popullsise qe nuk denjojne te shkojne ne Indi, Pakistan, Katar, Arabi Saudite po turren
    ne Europe!!!!

  • Qe qeveria jone eshte sharlatane dhe KM medioker kjo kuptohet lehte . Situata ne Afganistan eshte ende e paqarte . Nuk behet fjale per eksportime te demokracise apo kotesira te tilla . Ne shume vende qe nuk ka demokraci ka qyteterim si psh ne Rusi , Kine , shumicen e ish republikave Sovjetike , ne Ameriken e jugut , ne Afriken e jugut , Egjipt , Algjeri dhe shtete ne Azine juglindore . Nuk eshte e lidhur demokracia me qyteterimin . SHBA ka bere nje veprim te drejte ne vitin 2001 . Ajo perdori forcen e saj per te ruajtur qyteterimin dhe jo per te perhapur demokracine . Te njejten gje do vazhdoje te beje ne cdo kohe .

    • Komenti me I mire. Kemi 30 vjet demokraci, dhe ulje me maksimum te kultures dhe edukates qytetare ne keto 30 vite!!!! Shume I sakte komenti!

  • E di si eshte puna o Viktoro? Po ku ishe mer qerrata ti ne kohen e Enver Bastardit? Po si nuk u bere antar i Birose o njeri. Te pakten nonje llaf me shume se Pali Miska dinje ta thoshe, e ndonje llaf me shume se Muho Asllani do ta shkruaje. E di cfare nuk kukptoj une ne kete pacavuren tende dhe ne pergjithesi me ato qe mbron e propagandon zotrote eshte se ne kete dynja vetem Jezu Krishti eshte ringjallur (keshtu thone ata qe e besojne te pakten). Enver Bastardit nuk i kane mbetur rrezik as kockat dhe, desh Zoti, ajo kohe nuk kthehet me. Po te ishte aq e mire sa thua ti, po pse mer kaq budallenj na di ti (jo se s’jemi fare) neve shqiptareve qe ne vitin 1990 i rame te mirave me shqelm?

      • O Kar-eli ku e pe ti o idiot qe une kisha takuar Krishtin. Po ju fosilet e vejushat e Enver Bastardit nuk hiqni dore nga zakoni i vjeter, rrej sa te mundesh se dikush do ta haje. Debil i lindur e me vone trupjerdhur.

  • Persa i perket pjeses per mendimet sharlatane te drejtuesve te shtetit dhe te opozites ne Shqiperi lidhur me qendrimin nda sfganeve qe vijne ne Shqiperi eshte nje analize teper, teper, teper e drejte, e sakte. I lumte autorit per kete analize te shkelqyer dhe fare te paaneshme. Edhe njehere i lumte sutorit.

  • Pergezime Zoti Malaj !
    .
    Keni bere nje artikull brilant nder me te miret qe krahesohet me nje artikullin tuaj para 10 vitesh me titullin “Biberishizmi” ku kishte nje lidhje te spikatur me Ameristanin ,Albanistanin dhe Tropostanin
    .
    Jo me kot permenda Biberishizmin pasi eshte virusi me antishqiptar veprimtaria e te cileve ja ka kaluar dhe bemeva te grekut-serbit apo islamizmit ekstrem
    .
    Ne se talibanet me Callma ne Azine qendrore do ti mire-kuptonim ne krimet e tyre se te tille kane ADN ,ne nuk duhet te tolerojme Talebanet e Tropojes me kollare si Sali-Elez-Azem-Mehmet-Besnik-Hamdi me ca buce dhe bucepapa nga mbrapa qe per te zezen tone ne emer te nje teorie akoma me talebane si ajo e dekomunistifikimi artificjal kanibal qe po i fryn dhe Palloshi Dy Metrosh jo me larg se sot.. e kane bastarduar ate shtet dhe komb sa qe dhe grekut apo serbit me antishqiptar do ti vije keq….
    .
    Pse shteti amerikan ( edhe ai shqiptar nese do egzistonte) duhet te nise me Talebanet e Tropojes qe ai vete i katapultoi ne vitet 1990 e me pas
    .
    Perse shteti amerikan..pseud shteti shqiptar( lexo ediramar ) dhe shtypi i shkruar nuk marrin ne shqyrtim kete deklarate qe eshte akuza me e forte qe pas luftes 2 boterore..
    .
    Pra behet fjale per Izet Haxhine qe akuzon hapur dhe me fakte per lidhjet e UDB ( kuptohet dhe seksioni Cia-s per Ballkanin) me dy tropojanet Elez Biberaj dhe Saleh Berishaj qe i kane bere atij kombi deme me shume se vete serbi te na kishte pushtuar

    ..
    AKUZA E IZET HAXHISE PER BIBERAJ & BERISHAJN SI KONTIGJENT TE UDB
    .

    . Kur te deklasifikohen dokumentat e mevonshme te CİA per agjenturen serbe ne Shqiperi, te jeni te sigurte se mbi 90 perqind e te arratisurve politike qe kaluan nga Jugosllavia, qendruan aty, dhe me vone u shperndane ne vende te ndryshme te botes, ishin bashkepunetore te UDB s.erbe.
    &
    Edhe ne fillimet e demokracise, shumica e atyre qe na u serviren ne krye te partive politike, ishin agjente te dyfishte te Sigurimit te shtetit te klanit pro serbe dhe UDB serbe.
    &
    Keta persona u seviren edhe nga CIA ne te cilen dominonin klanet proserbe me ne krye Dejvid Philips dhe Kristofor Hill.
    &

    Edhe zgjedhja e amasadorit te pare Amerikan te Rajersonit qe vinte nga Beogradi ishte ne funksion te kesaj agjenture. Lidhjet farefisnore te Sali Berishes me Elez Biberaj nje pinjoll i nje familje qe kishte qendruar me vite ne Mal te Zi pas arratisjes, ishte perpunuar dhe derguar ne Amerike, ben qe i zgjedhuri i agjentures serbe ne krye te PD-s te ishte Berisha.
    Ne vend te mbylljes:
    Me ka bere pershtypje hajtllajtizimi (hightlight) I Kryenegrafagut Ed Roma i cili kraheson kohen e Enver Hoxhes me ate te Kimit Korese (jo governores Kim)..
    .
    Sidomos me keto ngjarjet e fundit ne “Afgan Gate” kijeni inat sa te doni Enver Hoxhen por ai me shume ngjason me Ho Shi Minin e Vietnamit i cili edhe pse ne lufte me te Amerika humbi rreth gjysem milioni amerikane ai respektohet nga “garantet nderkombetare te Ed Romes)..rrine gati-tu
    . Qofte Saga e Saigonit ne 1975 qofte kjo Kabulit ne 2021 qofte dhe deklaratat e psiqikut pallosh 2 metrosh cojne uje ne mullirin e Enverit aq me shume kur Quni I Kiqos dhe nipi Barba Spiros ne vend te hape defteret e krimeve te burrit te shtetit te Arvizise po ushqehet akoma me kokallat e Enverit se si duket paska ardhur ne Durres te Afgot Quni i Gjergj Sorrosit qe eshte dhe vellai prej babe i edvromes..

  • Nje shkrim perfekt!
    Ka srdhur koha,qe intelektualet idealiste shqiptare,t’i bejne GJYQIN E HISTORISE klases politike te ketyre 30 viteve feudalizrm!

  • O zot, cfare shkrimi, mendje brilante. Flm qe shkruan, ky komb paska akoma njerez qe e duan dhe mundohen tju ndricojne rrugen trushpelareve. Je bekim per vendin me shkrimet tuaja

  • Viktor, e ke gabim. Al-Qaeda vertet mund te jete financuar nga Arabia Saudite se Bin laden kishte kompani e prona ne Arabi dhe parate i kishte te vetat, dhe asaj nuk ke cfare ti besh, por e verteta eshte se Afganistani e strehoi dhe per me teper e lejoi te stervitet grupi it tij terrorist ne qetesi te plote. Po te mos kishte sulmuar Afganistanin gje qe e detyroi Bin Laden te arratiset per ne Pakistan sulme te tjera terroriste kishin per te ndodhur.

  • Fare i sakte.Por kujt ja thua?
    Si nuk pati pak fat ky vendi yne?
    Pse detyrimisht,Kryeministri i qeverise duet pa tjeter te jete o i poshter,karagjoz,hajdut ceket,apo….budalla.Si Berisha,Meksi,Nano,Majko,Meta …..
    Te pakten te kishin qene njete, normal.

  • artikull shume i mire me.perjashtim.te tre paragrafeve te fundit qe nuk qendrojne.

    nese ata qe iken me gjermanet ishin kriminele, pse u priten e strehuan nga aleatet.

    nese ata merrnin pushtet ne shqiperi, vendi do ishte ne nato ne 1970, ne BE ne 1976 etj. etj.

    gjithe e keqja e sotme vjen nga periudha e komunizmit.

    jashte teme: departmenti administrates publike po ben kerdine me.emerime politike, krahinore, korruptive, keta shefa sektoresh e drejtoresh po emerohen gjoja me ligj Jane komplet te paafte, dhe nuk I heq dot per 30 vjet. kjo do shkaterroj shtetin shqiptar perfundimisht. ne rastet kur ndonje i padeshiruar fiton konkursin, nuk nxirren rezultatet dhe anullohet.procedura.

    po si funksionin: 2 nga anetaret e komisionit jane.te institucionit ku eshte vendi I punes. keta i japin pyetjet kandidatit sipas rekomandimit te drejtorit perkates.

    nami po behet psh ne sherbimin gjeologjik.me.drejtues nje ish-minister (ky ka.futur edhe elemente fetare ne emerime)

  • Artikull I mire. Komolimente. Por mendoj se ne heshtje Shqiperia po zbaton porosine e BE per tu kthter ne baze pritese per refugjatet….ose vend I trete prites

  • Analize brilante , qe nuk i leviz dot asnje presje !
    Yll i gazetarise shqiptare qe meriton respekt te vecante .

  • Ameristani 20 vjet lufte per ti sjell Demokraci,
    atje larg Afganistanit edhe afganeve te tij,

    Por c’e do se atje ato Taleban,
    po 20 vjet luftuan per liri e vatan,

    Kjo lufte 20-vjecare pra atje ne Afganistan,
    nje mesazh te forte i jep botes anemban,

    Sot ka paqe edhe ka vertet Stabilitet,
    kur c’dokush qeveris vete vendin e vet!

    Qeverite qe Ameristani kerko te eksportoj,
    sjellin vec lufte edhe Afganistani e provoj,

    atje ku Ameristani fut hunde e koke sot,
    ai vend ka o lufte, ose probleme plot,

    vendet duan qeveri me interesa kombetare,
    jo qeveri-sejmene te Ameristanit ashiqare,

    Si ketu,
    Albanistani i qeverisur nga ky Rama Gomar,
    qe ja merr,
    Ameristanit ato afganet ne kurriz si Samar!

  • Bravo Viktor, bravo Dita, media me mendjendricuese ne Shqiperi, gjynah qe jeni vetem gazete, keta artopolantet tuaj duhet te gjemojne ne popull

  • CaC Angjeli RREZIK KOMBËTAR në VJEDHJE , KORRUPSION , HAJDUTËRI dhe GRABITJE të SHTETIT !!⚖⚖⚖⚖ says:

    Njè nga GAZETARÈT mé tè SHKËLQYER tè SHTYPIT té Pavarur SHQIPTAR !!! NGA SHKRIMET dhe ANALIZAT mè BRILANTE , që kam LEXUAR ndonjèherè pèr TEMÈN e AFGANÈVE , REFUGJATÈVE té LUFTÈS dhe Politikanève KRIMINELÈ SHQIPTARÈ tè ZHUTUR nè KORRUPSION 31 VJEÇAR !!!!! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
    BRILANT dhe i MREKULLUESHËM VIKTOR MALAJ !!
    ALBANIAN GUVERMENT is SUPER CORRUPTED for 31 YEARS !!! STOP CORRUPTION STOP CORRUPTION ⚖ !!
    ALL ALBANIAN POLICIAN ARE : CORRUPTED , KILLERS , THIEVES , NARCO-TRAFFICKERS , ORGANIZED CRIME !!⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
    RESPEKTE RESPEKTE pér VIKTOR MALAJ

  • STOP CORRUPTION , STOP CORRUPTION STOP CORRUPTION !!CORRUPTION in ALBANIA IS A CANCER and TUMOR !! 30 YEARS CORRUPTION and ORGANIZED CRIME POLITICIAN !!⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖ says:

    Jane DJALLEZORE dhe Shejtane-Budallenje Politikanet BYTHELEPIRESA Shqiptare , Zoti Viktor Malaj , sepse kur JE HAJDUT dhe I KORRUPTUAR deri ne Palce , béhesh i SHANTAZHUESHÈM dhe Shénjestèr pèr AMERIKANÈT , prandaj edhe Edvin DITÈ ZIU dhe SURRAT ZIU , bén si “BUJAR” dhe sikur NUK e ZÈ GJUMI pèr AFGANÈT FRIKACAKÈ dhe té KORRUPTUAR !!! Jané Politikane KURVA dhe DOBIÇA , I DASHUR VIKTOR MALAJ !!
    Kéta FUNDÈRRINA dhe HAJDUTÉ tè PÉSHTIRÉ , NUK i vijné AS tek MAJA e KARIT ENVER ❤ HOXHÉS ❤ATDHETAR ❤ dhe té LAVDISHÉM !

  • Ky shkrim eshte i denje mendoj une,per tu botuar ne New York Times,deri ne momentin,ku fillon krye radha:
    “Sa i perket krahasimit karagjoz…si rezultat i dallimit dhe perndjekjes politike,regjimi(komunist) kreu dhe mjaft krime,ashtu si per fat te keq,kane kryer krime te pafundme dhe qeverisjet perendimore(shoku viktor,vendos keshtu shenjen e barazimit midis diktatures se hoxhes dhe demokracise perendimore,euaaa)…refugjatet shqiptare te viteve 90 nuk ishin refugjate politike!!!
    A ndi cka thue,bre malaj brenda nje dekike,kur pranon perndjekje politike ,por qe na prodhon vec emigrante ekonomik!!!
    Komunistet shpirtin e kane njesoj me diktatoret e botes myslymane,qe vec nderrojne lekuren,per perfitime nga bota perendimore.
    Ajo qe vazhdon te ma habise, nga bota perendimore vecanerisht nga Amerika,eshte ,qe mbasi ka institucione gjigande informacioni,per te cilat ka shpenzuar dhe shpenzon biliarda dollare,mbasi pushton Irakun,Afgaistanin,nuk di se cfare te beje me pas.
    Sic dhe kemi perjetuar,ajo nuk ka informacionin dhe me elementar,per mentalitetin me te cilin funksionojne ata popuj.
    Ata popuj e duan diktaturen,qe ja ushqen dhe feja,te vrasin dhe te vetvriten dhe ti trajtojne grate,qe i amballazhojne krejt,per seks dhe per te prodhuar vecanerisht djem.Antipod ekstrem me perendimin.
    Te gjithe keto i tregoi me se miri dhe vet ´´pranvera arabe´´,ku nje pjese e popullit intelektual dhe te vuajtur arab u ngrit,per te permbysur diktatoret,por shpejt ajo u shndrrua ne dimer arab.kur jane rikthyer dhe lloj diktatoresh me te keqinj se me pare.
    Prandaj ato vende duhet te lihen atje ku jane,te pa trazuara, ku dhe shumica kenaqen nen hijen e diktatorit dhe te xhamive te tyre.
    Dhe e vetmja gje me mend qe mund te behet,eshte qe perendimi te vigjiloje shume ndryshe se sa me pare,mbi kufijt e vet dhe te mos i leri ti ´´mbroje´´ato Babe rexhepi i arnautit rame.

  • Nje analize e thelle e ngjarjeve dhe fgakteve me syrin kritik si edhe artikujt e tjere te formuluar e botuar nga Viktor Malaj ne gazeten “DITA”. Analiza eshte e thelle per pushtimet e pa drejta ne Irak e Afganistan, per eksodet e meparshme te shqiptreve dhesirianeve e se fundi afganistanasve. Shqipetaret e vertetojne me se miri me pritjen e Afganistanasve se jane nje nder popujt dhe kombet me te perparuara te botes, gje qe askush nuk mundet te na e mohoje!
    Viktor Malajt i lumte per mendjen dhe penen e tj!

  • Gazeta dita , z.Viktor dhe klasa politike komunisto-postkomuniste 75 vjecare (te gjith politikanet komunist,bij komkunistesh,ish spiun) kini nje qelim te diskretitohet sistemi demokratik, te lartesohet sistemi orthokomunist( komunizmi Rus) Z. Viktor asnje sistem shoqeror(Sado e zhvilluar te jete shoqeria)nuk mund te jete perfekt,krahesimi i sistemeve behet ne baze te % qe zene lirit e te drejtat e njeriut perballe shtypies.Kure mos mendoni se “komunizmi ” stalinisto-hoxhist do mund te ringjallet

  • Pegjigje e bukur dhe e merituar per te gjthe ata qe permend, por me teper me kenaqe me ate pergjigje qe i jep Edit ! Po ky “Lider i madh ” po na can trapin me keto krahasime te pangjashme te shqiptareve me talebanet ! Nese i ka vene detyre vetes, qe me keto deklarata e veprime te terheqe vemendjen e liderve boterore, qe ata ta marin ne konsiderate si kolege, kjo eshte pune e tij, por jo e shqiptareve. Eshte e vertete qe Shqiperia pas renies se sistemit komunist pesoi ikjen me masive drejt perendimit. Por t;mos harrojme, se edhe pse kaluan 30 vjete, ajo jo vetem nuk eshte ndalur por po vazhdon pothuajse me te njejtin intesitet edhe pse ka 8 vjete qe qeveria drejtohet prej ketij “Lideri” ! Jane te papranushme dhe revoltuse krahasimet e ketij “Liderit” tone, krahadsime qe ne cdo aspekt s’kane te ngjare me afganistanin dhe situatat qe ai po kalon. Me c’po duket pas 8 viteve ne pushtet “Liderit” ka filluar t’i pelqej vetja !?

  • Pytje për autorin refugjatët shqiptarë të pad viteve 90 e deri më sot duke përfëshi edhe ambasadorë artistë sportistë…janë lajmëruar si kërkues politik të strehimit apo azylit bile kishte me qenë interesantë me u futur nëpër zyrat për rrefugjatë dhe me parë deklaratat e tyre ndërrimet e emrave adresave e çfarë nuk kanë bërë shqiptarët kurse afganët vërtet janë rastë shum ma i rëndë se socializmi dhe me ndërrime emrash religjionesh adresash nuk mirren

    • O Neri
      Keto qe thua zotrote kane ndodhur deri diku por nga gjithe keto ndryshime emrash apo fetare me e ndyra ishte nderrimi I Nenes Parti te ju talebaneve te Tropojes dhe u kthyet nga Sume-lepires te Enverit ne bole ferkues te Elez Biberit…nuk po them per kryetalebanin Berishe port e kujtoj Mehmut Elezin qe nga “vuajtjet” ne KQPPSH shkon ambassador ne Zvicer..apo Mulla Mustafa nga instituti I Marksizem leninizmit cohet ambassador ne Paris..etj etj

      • njihuni me talebanin biberist (ish marksist) me kollare B.M

        Nqs se do me pyeste ndonjeri
        kush eshte kryemonstra shqipfolese
        nga 1991 e deri me sot ??

        PERGJIGJA DO ISHTE

        Besnik mulla Mustafa( plehu qe lulezon krimet e bash-berishes)

        Ky kelysh I institutit te marksizem leeninizmit u be nje morr I islamikeve ne shqiperi..eshte fatkeqesi qe “intelektuale”: qe kishin talent vetem per ti kenduar enverit dhe qe aksidentalisht kishte mbaruar gjuhet e huaja e bene ambasdor…Kam lexuar nje tregim te tij “:Nje kafe turke ne selanik” dhe tregimet e “gjyshit te tij” duket qe eshte tipik INTELEKTUAL IDIOT…fakti qe e perzuri me shkelma brerisha si minister te jashtem para ardhje bushit dhe heshtaj e tij FLET SHUME
        .
        te tregimi “nje kafe turke ne selanik” ne veren e 1991 ky kelysh i elez serbiberit..shkon ne nje mbledhje “europjane” ne selanik….merr makine fringo te re biles merr te gruan me vehte…..hajde turizem hajde

        kush ja dha makinen…pse shkon ben palle dhe me gruan ne 1991….pse tregohet kaq turboislamik…etj
        .
        shkoni shikoni sarajet mberterore ne rreze dajtit….dhe villoni vetingun kete monstet talebane biberiste-islamiste

  • Si enverist i vertete e ke shkrojtur uoo shoku Viktor “perendimori”!!!
    Ke bere ca krahasime futja kot qe vetem shoket e birose ishin ne gjendje te benin

  • Mire o shoku Viktor. Po halli eshte qe me kete shkrim me ke lene kapterr Ethemin pa tekst. Vjen verdalle i ziu sot e sdi cte thote. Te lutem neser nje shkrim per madheshtine e rilindjes se ndryshe iku kapterri.

  • Sakte zoti demo !

    Por do te shtoja se ja kam fal te gjitha krimet enverit vetem per tre gjera;

    1-kthimi I sumave kur falen myslyma
    t ndaj Gjergj Kastriotit ne sheshin e tij
    .
    2-Tradhetine ndaj kolonelit Janullatos duke perdhosur Fan Nolin njeriun me erudit te kombit shqiptar
    .
    3-Katapultimi ne krye te parise Tiranes ne 1992 te talebaneve ish turbo-komuniste Sali-Mehmet-Besnik & company nga admistrata amerikane e kohes dhe mbrojtja qe I bejne sot duke u tallur me “non graten” e ketij timit qe ai do fshije bythen si me ekspertizat e FBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *