Kancelarja gjermane tha se Talibanët do të kontrollojnë largimet nga vendi. Kina dhe Rusia shqyrtojnë kontakte me Talibanët.
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Afganistani është duke kaluar “orë të dhimbshme”, në një kohë kur qeveria gjermane po përpiqet të nxjerrë sa më shpejt nga vendi qytetarët e saj, anëtarët e familjeve të tyre dhe punonjësit lokalë.
Sipas burimeve të dpa, Merkel theksoi në një takim me kristjandemokratët (CDU) të hënën se Gjermania po mbështetej te trupat e SHBA që mbajnë kontrollin e aeroportit në Kabul për të mundësuar evakuimin.
Ajo tha se Gjermania do të mbështesë vendet fqinje Afganistanin dhe në rajonin më të gjerë, po t’u duhet të përballen me një fluks të pritshëm të refugjatëve. Por talibanët do të kontrollojnë se kush do të ketë mundësinë të largohet nga vendi, tha Merkeli sipas burimeve.
Presion ndaj Bidenit në SHBA
Në SHBA, republikanët po e shtojnë presionin mbi Presidentin Biden pas ardhjes në pushtet të talibanëve islamikë në Afganistan.
Lideri i pakicës në Senat McConnell kritikoi se tërheqja e dështuar dhe evakuimi i furishëm i amerikanëve dhe punonjësve të ndihmës afgane ishte një dështim i turpshëm i udhëheqjes amerikane.
Shtetet e Bashkuara e kishin pasur mundësinë për ta shmangur katastrofën.
Republikania Cheney tha se Afganistani tani po tregon se çfarë do të ndodhë, po të tërhiqet Amerika nga bota. Aleatët e amerikanëve pyesin veten nëse mund të mbështeten ende te Shtetet e Bashkuara.
Joe Biden
Përveç Bidenit, vajza e ish-nënpresidentit Cheney gjithashtu fajësoi ish-Presidentin Trump për situatën. Ishte Trumpi që dikur negocioi tërheqjen me talibanët.
Republikanë të tjerë të njohur paralajmëruan se ishte vetëm çështje kohe para se grupe terroriste si Al-Kaida të rishfaqeshin në Afganistan.
Bideni e ka mbrojtur tërheqjen nga Afganistani kohët e fundit. Një ose pesë vite të tjera të pranisë ushtarake nuk do të sillnin ndonjë ndryshim, tha ai në fundjavë.
Kina dhe Rusia shqyrtojnë kontakte me Talibanët
Qeveria kineze ka njoftuar për kontakte diplomatike me talebanët islamikë në Afganistan.
Ministria kineze e Punëve të Jashtme njoftoi në Pekin se është e gatshme të vendosë marrëdhënie miqësore me qeverinë e re.
Kina respekton “vullnetin dhe vendimin e popullit afgan”. Përfundimi i luftës dhe krijimi i paqes janë dëshira unanime e më shumë se 30 milionë afganëve dhe pritshmëria e përbashkët e bashkësisë ndërkombëtare dhe vendeve në rajon.
Qeveria ruse tha se nuk shihte asnjë nxitim për të njohur Talibanët. I dërguari special për Afganistanin, Kabulov, i tha transmetuesit Echo Moskwy se Kremlini do të monitoronte veprimet e islamistëve dhe më pas do të merrte një vendim.
Ambasadori rus në Kabul, Schirnow, nesër do të takohet fillimisht me një përfaqësues të Talibanëve./DW
e.sh/Dita

O halla Merkel lere keqardhjen po na thuj sa cope afgane do marresh
Hahahaha –E po kur po na can trapin kjo qelbesira gjermane
Kjo eshte ne krye te nje super-shteti dhe nuk i ben zemra te thote qe “sillni 10 mij afgane ne Gjermani”
Ik moj shporru qelbesire plake
Tek e fundit fare Talebanet thane qe nuk do kryejne krime dhe as nje gjakderdhje
Keshtu qe nuk ka pse i akuzon Talebanet pa fakte
Afganistani eshte tashme ne duar te afganeve, dhimbjet e lindjes i kalojne plakushe Merkel me shoke
Ik moj zqebe se Talibanet jane me te mire se Qeveria Tip kurve si e edvinit qe kishin,Qeverisen vete dhe ju futen hurin ne bythe perndimoreve modern .kemi dhe ne krykarminister qe dilte bythjashte se mos ja hypte ndonje Arap
Talibanet jane si partizanet e enver hoxhes kur pushtuan Tiranen.Popull islamik afgan qesh e gezo sot deri neser se pasneser,,fillon komuna islamike e Pol Potit.
Buka me rracion,,muzike hoxha ne minare,kufiri me gjemba,,Kockat do lini ne plantacionet e droges.
RESPEKTE PËR MERKEL!
Tërhoqi ushtarët me gjith bashkëpunëtorët e vet.