Qumështi me aflatoksinë ishte në fenomen sezonal për shkak të thatësirës. Kështu e komenton ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, alarmin që autoritetet e sigurisë ushqimore në Kosovë ngritën disa ditë më parë, duke bërë që të rritet shqetësimi edhe në Shqipëri. I thirrur në interperlancë nga deputeti socialist, Erion Braçe, për aflatoksinën dhe Boldemec-un (hormoni i ndaluar për dhjamosjen e kafshëve, i cili tregohet në farmacitë e vendit) ministri Ruli tha se prezenca e alfatoksinës në nivel të lartë te qumështi është fenomen sezonal në rajone të caktuara në Europë, më e theksuar në vendin tonë. “Në historinë e njerëzimit nuk ka asnjë të vdekur nga aflatoksina dhe unë këtë çështje e kam sqaruar. Fenomeni sezonal ndodhi për shkak të thatësirës që ndikoi në ushqimin e kafshëve gjatë periudhës dhjetor-mars”, tha Ruli.
Ndërsa në lidhje me Boldemec-un, Ruli tha se nuk tregtohet në Shqipëri. Por deputeti Braçe solli para deputetëve kontratat e lidhura me kompaninë “Milifair” për tregtimin e hormonit të rrezikshëm për njerëzit. “nuk është e vërtetë që e ndaluat hormonin në 2007-n zoti ministër. Kontratat që shihni këtu janë lidhur në vitin 2010 dhe në vitin 2011. Ky hormon është i ndaluar kudo përveçse në Shqipëri dhe në Qipron Veriore”, tha Braçe, teksa tregoi një shishe Boldemec, të blerë në një nga farmacitë e vendit.
Genc Ruli, kanceri i Shqiperise.
Berisha Ekber !
Me sa duket ky pret qe, larg qofte, te vdese njeri, qe te flase ndryshe!
Si do e mare vesh ky nga eshte shkaktuar kanceri kur afla toksina ka efekt te ngadalte si shkaktar i tij. Dihet se rastet me kancer jane dyfishuar ne Shqiperi ,kete e thone statistikat e shendetesise dhe ajo qe ka ndryshuar eshte zinxhiri ushqimor.A s’duhet te mendojme se dhe aflatoksinat kane efektet e tyre ne rritjen e tmershme te rasteve me kancer ne vendin tone.Dihet boterisht se vendet e varfera si Shqiperia jane tregjet e duhura per mallrat ushqimore te skaduara,te cilesise te dobet apo dhe te rrezikshme per shendetin,kjo gje eshte e vertete dhe per barnat,karburantet ,mallrat industriale etj.Por e frikeshme ketu eshte mungesa totale e kontrollit qe behet nga institucionet perkatese qe paguhen nga shqipetaret vetem per kete pune.Si ka mundesi qe ne nje shtet te sapolindur si Kosova keto institucione te jene shume me te afta ,me serioze dhe me te pergjegjeshme se tek ne .Kjo tregon edhe njehere se ne jemi nje shtet BORDELLO