Punëtorë të Bashkisë së Tiranës kanë nisur punën për t’u kujdesur për të pastruar shtratin e lumit Lana më 27 prill 2015. Duket se me afrimin e zgjedhjeve, Bashkia e Tiranës ka shfaqur interes të pazakontë për punime mirëmbajtëse në qytet përgjatë ditëve të fundit.
Gjatë katër viteve të Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës, kjo është hera e parë që janë konstatuar një numër i madh punonjësish duke punuar për të pastruar.
