Personat me aftësi ndryshe nuk mundet dhe nuk duhet të jenë të privuar nga të marrit pjesë në jetën aktive të shoqërisë, nga e drejta për t’u arsimuar, për t’u punësuar e kështu me radhë. Aftësia e tyre ndryshe nuk është dhe nuk duhet të jetë një pengesë që ata të mund të japin kontributin e tyre në shoqëri.
Këtë e ka dëshmuar më së miri i riu Ersi Pirra, një 22-vjeçar i cili po jep tashmë kontributin e tij në një nga kompanitë e Grupit Balfin.
Ersi, aplikoi nëpërmjet kanaleve zyrtare që Grupi ka në dispozicion të gjithkujt që është i interesuar për të punuar në një nga kompanitë e tij, dhe në fund të këtij procesi rezultoi që Ersi përmbushte cilësitë e pozicionit për të cilin kishte aplikuar dhe me këtë rast u mundësua punësimi tij pranë kompanisë Jumbo Albania.
Kjo kompani është e mirënjohur për shitjen e lodrave për fëmijë, artikujve shkollorë, ato të kopshtarisë, etj.
Ersi ka ndjekur me vëmendje gjatë viteve veprimtaritë e grupit Balfin dhe kujdesin e treguar ndaj njerëzve me aftësi ndryshe. Ai kërkonte patjetër të rifillonte një punë të re, pasi një projekt i mëparshëm, ku kishte qenë i angazhuar kishte përfunduar me kohë. Pas kontaktit të parë Ersi zhvilloi një intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Grupit Balfin në Tiranë dhe pas 3 muajsh ai u punësua nga kompania Jumbo në TEG, në pozicionin sistemues.
Nëse në vende të tjera situata të këtij lloji mund të bien në vesh të shurdhët, e kundërta ndodh në Grupin Balfin, aq më tepër potë kihet parasysh vëmendja speciale që i kushtohet njerëzve me aftësi ndryshe.
Duhet thënë se të gjithë ata që e ndoqën këtë rast, u ndjenë mjaft të përfshirë nga pozitiviteti dhe vullneti i fortë i Ersit, saqë nuk arrinin të fshihnin lumturinë për punësimin e tij.
Në Jumbo kanë qenë vërtet të impresionuar nga Ersi, ata thonë se ai është një punonjës shembullor në hapat e parë të punës së tij të re, tepër korrekt me oraret, aq sa është kthyer në një shembull për të gjithë, pasi është gjithnjë punonjësi i parë që paraqitet në dyqan, gjithnjë para orarit zyrtar të fillimit të ditës së punës.
Ersi tashmë po mbyll muajin e tij të tretë si punonjës pranë Jumbo-s në Tiranë dhe ne vajtëm për t’i marrë përshtypjet e para të përvojës së tij.
Intervista
-Sa kohë keni që punoni për Jumbo dhe cila është konkretisht detyra juaj?”
“Në Jumbo kam rreth dy muaj e gjysëm tashmë.Kam filluar punë në datën 1 Qershor. Një nga detyrat e mia kryesore është të mbaj sa më në rregull ambientin a magazinës si dhe të ndihmoj djemtë e tjerë që punojnë në këtë departament” shprehet Erisi.
-Si u ndjetë në ditët e para të punës?
“Fillimisht realizova një intervistë me Balfin dhe më pas Grupi më adresoi te Jumbo në TEG. Tek Jumbo, kolegët e burimeve njerëzore ma bënë gjithçka më të lehtë,dhe u kujdesën që gjithçka të shkonte ashtu siç duhej” tha ai
-Cilat janë përshtypjet tuaja për këto muaj të parë të eksperiencës ne kompani?
“Përshtypjet janë mjaft të mira, ndjehem mjaft mire këtu, sidomos me kolegët e magazinës”
-A ka qenë i vështirë integrimi në këtë punë të re?
“Si gjithçka e re, ka vështirësitë e veta por më kanë pritur mjaft mirë dhe janë mjaft të afrueshëm kolegët” tha Erisi.
-Si fillon një ditë normale pune për Ersin dhe si ecën në vijim ajo?
“Ditë fillon me mbledhjen e mëngjesit për ndarjen e detyrave. Ashtu si edhe të tjerët, edhe mua më ngarkohen punët e ditës.Më pas për çdo gjë, komunikojmë dhe marrim direktivat nga supervizori ose asistenti i magazinës”
-Çfarë do të veçoje nga bashkëpunimi me kolegët?
“Komunikimin e mirë që ka në departamentin e magazinës dhe jo vetëm, por edhe me kolegët e tjerë të marketit, të cilët janë shumëtë sjelleshëm dhe të komunikueshëm” nënvizoi Erisi.
-Çfarë do të thotë të punosh në një kompani ndërkombëtare si Jumbo?
“Për mua thjesht të punoj në Jumbo është shumë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një kompani ndërkombëtare, ndaj ndihem shumë i kënaqur” tha ai.
-Cili është një nga elementët e punës që të pëlqen më shumë?
“Realizimi i të gjitha detyrave që na ngarkohen nga supervizori në kohën e duhur, ndjehem mirë ashtu” u shpreh Erisi.
Jumbo është pjesë e Grupit Balfin, Grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.
![]()
