“Agallarët përtojnë t’u hedhin sytë skllevërve”, Rama drejtorëve të spitaleve: Jepni dorëheqjen që nesër

Gazeta Dita

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për media ka folur për sistemin shëndetësorë dhe puna që është bërë në këtë drejtim.

Ndërsa nga ana tjetër ka ftuar drejtorët e spitaleve dhe institucioneve të shëndetit publik dhe ka kërkuar dorëheqjen e tyre me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor.

“Largimi i të gjithë drejtuesve aktualë të spitaleve e të institucioneve të shëndetit publik, dhe afirmim i një profili të ri drejtuesi menaxher në shërbimin spitalor përmes konkurseve publike për çdo drejtori spitali dhe institucion të shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë”, tha Rama.

“Asgjë nuk e justifikon dhe asgjë nuk e kapërcen dot ndjenjën e turpit për shtetin që spitalet të mos jenë shembuj pastërtie dhe higjiene. Kjo është A-ja për çdo mjedis të shërbimit publik. Dhe për spitale kjo është A-ja me e madhe.

Përgjegjësinë për këtë e kanë drejtorët e spitaleve. Drejtorët e spitaleve pis dhe mjediset e spitaleve pis”, tha Rama. “Çfarë janë këtë të paprekshmit që i lejojnë vetës që të rrinë më shumë nëpër kafen sesa ntek detyra. Kush ua ka dhëne këtyre këtë paprekshmëri, dmth ju.

Sillen me detyrën sikur janë në tokë private. Por sikur janë agallarë që përtojnë tu hedhin sy skllevërve. Shfrytëzimi i shtratit në spitalet bashkiake në ato rajonale është i ulët dhe ka nevojë për transpirimin. Për tiu përgjigjur nevojave të njerëzve, dhe e gjithë mënyra se si sherbehet shpërndarja per përkujdesët spitalorë është problematike.

E gjitha kjo është se Shqiptarët përdorin një pjesë të vogël të atyre shërbimeve për të cilat dhe ata paguajnë. Kjo sjell që dhe kërkesa për spital në nivel rajonal. Largimi juaj menjëherë nesër nga detyra nuk është zgjidhje e këtij problemi është vetëm fillimi i zgjidhjes.

Share This Article
3 Comments
  • Zoti kryeminister, shpresoj qe ti beni realitet sa me pare keto premtime! Kupa ka kohe qe eshte mbushur, dhe po derdhet! Jo vetem ne shendetesi, por dhe per pronat, qe jane bere lemsh, dhe fajtoret ende sillen verdalle. E kam fjalen per ish kryetaret e komunave, te cilet kane bere namin! Po per keta, a do nise ndeshkimi? E bera pyetjen, pasi do gezohesha ta dija, qe do jene pikesynim i trajtimit si gjithe zullumqaret dhe grabitqaret e tjere! Ju faleminderit!

  • Nuk i paskemi spitalet tona ashtu sic na u tha para disa kohesh nga Kryeministri, ne nivele europiane. I paskemi, ashtu sic jane, per faqen e zeze dhe te mbushura me matrapaze dhe dallkauke. Rrjepja e qytetarit shqiptar me menyra bastardesh dhe jo sherbimi ndaj tij, ka qene dhe eshte tenori i ketyre bandave, veshur me te bardha.
    Tani, iu behet thirrje te dorehiqen. Edhe ata te hipotekave, te dorehiqen, u tha Kryeministri.
    Te shohim se ku do zgjedhe te inspektoje neser. Mbase i bie rruga andej nga Vunoi apo Dhermiu, Rradhima apo Saranda,,,,apo thjesht gjithkund ne kete vend, ku klienti paguan sa frengu pulen per nje nate fjetje por fatura me taksen e shtetit nuk sheh kerrkund.
    Drejtoret e tatimeve, te dorehiqen po ashtu?
    Gojet e keqija, thone se ky eshte populizem Z.Kryeminister. Shume zhurme per asgje. Une nuk dua ta besoj kete. Dua ta besoj se Ju e kini seriozisht.
    Per tu bere realitet kjo enderr e cdo shqiptari dhe shqiptareje, ka nevoje per paksa me shume sesa ajo kerkesa per doreheqje.
    Per cfare te dorehiqet? Per vjedhje? Per pasuri qe nuk i justifikon dot? Apo thjesht sa per te thene se po ndodh dicka?
    Po qe kjo e fundit, atehere ata qe dalin nga dera sot, hyjne nga dritarja neser. Ai oktapod dallkauklleku ka aq shume koka, sac nuk keni Ju sopata per tia prere. Nje bie, qindra ngrihen. Kultura e pergjegjshmerise dhe ndeshkueshmerise, eshte ajo qe ben ndryshimin Z.Kryeminister.
    Kur te kini instaluar ate, do e kini rilindur vertete kete vend. Kjo do ishte ajo Republika e shqiptareve, qe vertete do ia vlente ta quaje te tille dhe nuk do kishe me arsye ta lije pas, si nje hije e keqe.

  • Po ky plehna flet per “rregull” ne spitale kur vuni Drejtoireshe te Pergjithshme Manastirliun, nje prosti nga Kalaja e Beratit, dashnorja e ketij-monstre..dhe e qelloi me te prape te dores dhe e gjakosi me unaze – ministren dhe ajo ndejti mbyllur dy jave sa ju sherua plaga, dhe ju pritni nga ky plehne se do bej ndonje gje te hajrit per ket milet-kurre, vec llomotit kot si legen qe asht se s’di me ba tjeter gja vec me llomotit dhe me u q..n’byth..ky monster njeri..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *