Emri i Daniel Ager ishte një nga më të lakuarit për Barcelonën në këtë merkato. Lojtari i Liverpulit kërkohej nga katalanasit për të përforcuar repartin e mbrojtjes, por danezi 28-vjeçar ka bërë të ditur se asnjëherë nuk e ka menduar largimin nga “Anfield”.
Mbrojtësi thotë se Liverpuli, lojtarët dhe tifozët janë pjesë e jetës së tij dhe nuk dëshiron të largohet, pavarësisht tundimit që mund të shkaktojë oferta e Barcelonës.
