Agim Cana: Loriku nuk largohet nga Lazio

anazapta

Në javët e fundit është folur shumë për një largim të Lorik Canës nga Lazio, por reagimi i babait dhe agjentit të tij, Agim Cana ka qartësuar situatën.

Nëpërmjet një deklarate, Agim Cana ka bërë të ditur se asgjë nuk është e vërtetë dhe gjithçka që thuhet janë vetëm fjalë.

Ai  ka theksuar se kapiteni i kombëtares shqiptare ndihet 3000 mijë përqind “lacial” dhe as nuk ka ndërmend të largohet nga “Olimpico”.

Cana në ndeshjen e fundit ndaj Sampdorias luajti titullar dhe ishte një prej më të mirëve në fushë bashkë me Etrit Berishën, i cili me ndërhyrjet e tij ruajti të paprekur portën e “bardhekaltërve”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *