“Agim Llupo po tenton arratisjen nga Shqipëria”

redaktor

Agim Llupo, një prej të akuzuarve për vrasjet e 21 janarit, duket se ka vendosur që të largohet nga Shqipëria, ende pa u dhënë vendimi nga ana e Gjykatës së Apelit. Llupo mësohet se ka aplikuar për pasaportë në Policinë e Tiranës, me të cilën mendohet se kërkon që të largohet nga Shqipëria. Kjo është pohuar edhe nga deputeti socialist, Taulant Balla, i cili i ka bërë thirrje kryeprokurorit ta ndalojë këtë gjë.

Me porosi të Flamur Nokës, në Drejtorinë e Policisë Tiranë është pranuar aplikimi për pasaportë i të akuzuarit për vrasje më 21 janar, Agim Llupo. Pas vendimit të turpshëm të gjykatës për 21 janarin, që i la të lire Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, ky i fundit ka aplikuar javën e kaluar për një pasaportë biometrike. Kur ende pritet fillimi i shqyrtimit të çështjes në apel, duket se Agim Llupo po përgatitet të largohet nga Shqipëria. Ndërsa Ndrea Prendi e ka në disponim një pasaportë shërbimi.

I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të kërkojë urgjentisht ndalimin e largimit të tyre nga Shqipëria.

Ndërsa Llupos dhe Prendit i them se edhe në Hënë po shkuan, do t’i gjejmë dhe se drejtësia për 21 janarin do të vendoset”, shprehet deputeti socialist.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *