Arrestohet sërish Agim Llupo, njëri prej gardistëve të dënuar për vrasjet e 21 janarit. Llupo është arrestuar mbrëmë pranë banesës së tij me motivacionin e mosshlyerjes së plotë të dënimit.
Llupo, ish-pjesëtar i grupit të zjarrit, i dënuar me 3 vjet burg, ka shlyer më shumë se dy të tilla.
Duke llogaritur edhe kohën e qëndrimit në paraburgim, koha e dënimit rezulton pothuajse e përfunduar.
Llupo u arrestua në 8 shkurt 2011 dhe qëndroi në qeli deri në 7 shkurt të këtij viti.
Atij i mbeten edhe pak ditë për të shlyer përfundimisht dënimin për ‘vrasje nga pakujdesia’.
Në 21 janar 2011, në një protestë para Kryeministrisë u vranë katër protestuesit: Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj. Për vrasjet u gjykuan si të pandehur komandanti i Gardës, Ndrea Prendi, gardisti Agim Llupo dhe shoferi i Gardës, Margarit Kume.

Dalte sa me shpejte edhe ky nga burgu qe pastaj shqiperia ta kete faqen e bardhe para europes dhe ti tregojme edhe hollandezeve qe ne skemi gjykate te korruptuar…
Fajin e kishte rafmet paste Veizi i shkrete qe rrinte poshte pemes.
Ky Llupo te MOS beje te njejtin gabim ehe te qendroje nen kuroren e pishave SE Mund ti bjeri rikoshet ndonje boce nga lart.
HAJDE budullallek ,hajde! Organet kopetente nuk din te llogarisin ditet e burgut.
Edhe te nxierin se u plotesua afati ,edhe te thone hajde po deshe dhe disa dite ,qe t’i plotesosh,pasi i kemi llogaritur gabim. Hajde shtet hajde! E bota flet ,e bota tallet!
Per njerez te vrare jepen 3 vjet burg. Kjo eshte e pa kuptueshme.