Agjencia Amerikane e Barnave pezullon përkohësisht vaksinën e “Johnson & Johnson”

J L

FDA u ka kërkuar sot shteteve që të ndalojnë përkohësisht përdorimin e vaksinës së Covid-19 të kompanisë “Johnson & Johnson”, pasi 6 persona në SHBA zhvilluan një çrregullim të rrallë të mpiksjes së gjakut.

Edhe autoritetet shëndetësore europiane kanë raportuar 4 raste serioze të mpiksjes së gjakut pas vaksinimit me “Johnson & Johnson”.

Ashtu si homologët e tyre amerikanë, autoritetet europiane po hetojnë këto raste dhe ende nuk është e qartë nëse ka një lidhje midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut.

Shqetësimi në Shtetet e Bashkuara nuk ka të bëjë vetëm me vaksinën “Johnson & Johnson”, por me faktin që shumica e amerikanëve mund të hezitojnë të vaksinohen kundër Covid-19.

Një ditë më parë, vendet e BE u furnizuan me vaksinën e kompanisë amerikane “Johnson & Johnson”.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *