Agjencia e Mjedisit: Për këndin te Liqeni nuk ka nevojë për leje mjedisore

redaktor

Agjencia Kombëtare e Mjedisit shprehet se në rastin e këndit të lojërave për fëmijë që po krijohet në Parkun e Liqenit, nuk është e nevojshme marrja e një leje mjedisore dhe punimet janë te ligjshme.

Gjatë një prononcimi për media, drejtori i AKM, Julian Beqiri ka deklaruar se punimet që po kryhen për këtë kënd lojërash janë të ligjshme, pasi ligji nuk përcakton që për projekte të tilla të kërkohet leje mjedisore.

Sipas tij leja për një vepër të tillë “Kënd lojërash” nuk kërkohet. “Nuk përbën shkelje ligjore, pasi në formularin për vlerësimin e ndikimit në mjedis, nuk parashikohet aplikimi për leje mjedisore për emërtimin “Kënd lojërash”, shprehet kreu i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Beqiri.

Më tej ai thekson se për këtë arsye, Bashkia e Tiranës nuk ka pasur pse të pajiset me një leje mjedisore për ndërtimin e këtij këndi lojërash, duke i dhënë fund kështu edhe debatit nëse duhet apo jo leja mjedisore për këtë projekt. “Bashkia nuk ka përse të pajiset me leje për këtë vepër publike”, theksoi kreu i AKM-së.

Share This Article
1 Comment
  • 78 milion dollare per 78 lodra ,lisharese,reshqitese,dhe beton…ahir ju qofte qe nuk rregulloni amfiteatrin,dhe rruget qe ju kane dale gurret dhe pa ndricim….suksese ne fitimin e argumentuesit blendi gonxhe qe mbyti tiranen me hapjen e diges dheshkoji ne spanjeper tu rikthyerne bashki

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *