Agjencia për Media dhe Informim do të vendoset në Pallatin e Kongreseve sipas vendimit të qeverisë

Amelda Amelda

Qeveria ka vendosur të japë me qera, me tarifë të reduktuar disa zyra dhe sallën e konferencave “A” në Pallatin e Kongreseve, Agjencisë për Media dhe Informim.

Sipas njoftimit, ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare.

Vendimi për krijimin e kësaj agjencie u mor në muajin shtator dhe pati reagime të shumta nga gazetarët të cilët argumentonin se do të minohej fjala e lirë dhe do të mbizotëronte propaganda.

Nga ana tjetër qeveria i mohoi këto akuza duke thënë se fjala dhe liria e shprehjes nuk do të cënohet.

 

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

 

 

DHËNIEN ME QIRA, ME TARIFË TË REDUKTUAR, TË SALLËS SË KONFERENCAVE “A” DHE TË ZYRAVE ME NUMRAT 2, 3, 5, 6, 7, 12, 14, VERI, NË MJEDISET E PALLATIT TË KONGRESEVE, AGJENCISË PËR MEDIA DHE INFORMIM
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 8, të kreut III, të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë, apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien me qira, me tarifë të reduktuar, të sallës së konferencave “A” dhe të zyrave me numrat 2, 3, 5, 6, 7, 12, 14, veri, në mjediset e Pallatit të Kongreseve (në administrim të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare), Agjencisë për Media dhe Informim, për ushtrimin e veprimtarisë së saj.

2. Tarifa e qirasë së sallës së konferencave “A” dhe të zyrave me numrat 2, 3, 5, 6, 7, 12, 14, veri është në masën ekuivalente të shpenzimeve për furnizimin me energji elektrike dhe ujë gjatë gjithë periudhës së dhënies me qira.

3. Ngarkohen Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe Agjencia për Media dhe Informim për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • “Kaq shumë u menduat për të na grabitur edhe ca para nga taksat tona kur godina eSHQUP digjet e shkaterrohet nga barbarët e PD që nuk meritojnë të rrinë netë ,prandaj ajo godinë duhet t’i kthehet pronarit të ligjshëm ose të strehohet në të kjo agjensia e re e media e dhe informimit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *