Agjencitë e spiunazhit hetojnë sëmundjen e Merkel

Edona Llukacaj

Sipas një lajmi të bërë publik në gazetën gjermane “Bild”, agjencitë e huaja të spiunazhit kanë nisur hetimet për Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel, me synim që të zbulojnë sëmundjen e saj. Me sa duket deklaratat që ka dhënë zyra e shtypit e Kancelares nuk i kanë bindur këto agjenci, që tashmë kërkojnë të zbulojnë se për çfarë arsye iu shkaktuan të dridhurat Merkelit, të paktën në dy shfaqje publike.

Në dy takime zyrtare, Kancelarja gjermane u filmua nga kamerat duke u dridhur. Zyra e saj tha se të dridhurat iu shkaktuan nga dehidratimi dhe se Merkel nuk ka asnjë problem serioz. Ndërsa në samitin e G20 në Japoni që u zhvillua së fundmi, Merkel qëndroi relativisht e tëhequr. 64-vjeçarja u pyet nga gazetarët edhe në këtë samit rreth shëndetit të saj, ku ajo tha se ishte në gjendje të mirë shëndetsore.

Agjencitë e spiunazhit  po përpiqen që të zbulojnë çfarë i ka shkaktuar të dridhurat Kancelares gjermane.

Ndër të tjera, në artikullin e saj, Bild shkruan: “Një burim nga Inteligjenca perëndimore tha se është i sigurt që Kancelarja gjermane ka problem shëndetësor neurologjik”. Bëhet fjalë për udhëheqësen e Gjermanisë, shteti me rëndësinë më të madhe në Bashkimin Europian, dhe për këtë arsye liderët e vendeve të tjera kanë udhëzuar shërbimet e tyre të inteligjencës për të zbuluar më shumë rreth shëndetit të Angela Merkel.

e.ll./dita

Share This Article
9 Comments
  • Dita ka rene ne dashuri me Bild. Dashuri kazanesh ose si i thone ka gjetur kapaku tenxheren.

  • O s ka gje dada Angjela , gjithe keto re dridhur jane pjese e strategjise se saje ngase ne vjeshte , si gjithmone dada do ti mund te gjithe ( ne BE )

  • Mund të përktheni edhe këtë pjesë të shkëputur nga “la Repubblica”.

    “Il giornale non precisa chi ha provato né come, ma la tradizione vuole che la Bild abbia sempre collegamenti molto “lubrificati” con fonti della sicurezza interna.”

    E kuptoni vetë se për çfarë bëhet fjalë. 🙂

  • Me moshe vijne edhe semundjet.Duket teneqe e lodhur.Ka 20 vjet qe drejton Evropen.
    Duket se Parkinsoni e ka bere te veten.
    Vetem dallkauket nuk semuren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *