Sot, mbledhja e ministrave të BE-së, Tirana dhe Shkupi në fokus

Edona Llukacaj

Këtë të martë do të mblidhen në Luksemburg ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Këshilli i Europës ka zbardhur edhe agjendën e takimit, ku procesi i zgjerimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jenë në krye të saj.

Drafti që del sot do t’u kalohet më pas liderëve të shteteve, në samitin e 17-18 tetorit.

Diskutimi do të bazohet në konkluzionet e miratuara vitin e kaluar për dy shtetet ballkanike.

Në fakt, në to jepej mbështetje për hapjen e negociatave në vitin 2019, por tani kjo po kundërshtohet nga Franca, Holanda dhe disa shtete të tjera.

Sa i përket Shqipërisë, në agjendën e takimit të nesërm thuhet:

“Këshilli nënvizoi nevojën kritike që vendi të konsolidojë më tej përparimin e bërë në reformën gjyqësore në veçanti përmes vetting-ut, dhe të japë rezultate të mëtejshme të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet si dhe në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht në kultivimin dhe trafikimin e drogës. Kjo përfshin krijimin e strukturave të pavarura gjyqësore dhe organeve të specializuara si Struktura Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), dhe forcimin e hetimeve proaktive, ndjekje penale dhe dënime të korrupsionit në nivelet e larta”

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *