Rusët e dëbuar nga Greqia në fillim të kësaj jave synonin rrëzimin e qeverisë “Tsipras”, për të shkatërruar marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë dhe për të penguar anëtarësimin e vendit në NATO.
Zbulimi vjen nga prestigjiozja londineze “Financial Times” dhe mediat greke, sipas të cilave shërbimet sekrete ruse e kishin shndërruar Aleksandropolin, një qytet në verilindje të Greqisë, në vatrën e aktivitetit për zgjerimin e influencës së Moskës në Europën Juglindore.
Dy diplomatët e dëbuar dhe dy shtetas të tjerë rusë, të cilëve iu ndalua hyrja në Greqi ishin përpjekur të korruptonin 3 deputetë të “Grekëve të Pavarur”, aleati i dytë më i madh i koalicionit qeverisës.
Ata synonin të ushtronin influencë edhe mes klerit ortodoks dhe grupeve radikale të djathta.
“Financial Times” shkruan se një nga përpjekjet korruptive dështoi pasi u zbulua nga një oficer ushtarak në Aleksandropol, i cili informoi eprorët e tij.
Në këtë qytet ndodhet një qendër kulturore e financuar nga Moska, për shkak të pranisë së minoritetit rus.
Banorët vendas thonë se me 20–30 mijë euro, biznesmenët lokalë mund të korruptohen, për shkak të varfërisë që mbizotëron aty.
Pavarësisht se ministria e Jashtme ruse i mohoi akuzat, zyrtarët e qeverisë greke shprehen të indinjuar dhe thonë se ndërhyrje të tilla nuk ka pasur as gjatë luftës së ftohtë, kur Greqia ruante marrëdhëniet e mira me Rusinë.
Zyrtarët e Departamentit Amerikan të Shtetit thanë se ky rast është një tjetër fakt se Moska vijon të jetë e interesuar për zgjerimin e influencës destruktive në rajon, pas tentativave të ngjashme në Mal të Zi dhe Maqedoni.
a.s/dita

Moska apo Washingtoni jane njesoj.
Kjo u vertetua me Qipron,qe sot me 15 te Qershorit eshte pervjetori i pucit ushtarak i vitit 1974 dhe pas 5 ditesh u dha urdher te pushtohej nga cifuti Kisinger.
Sa puce kane ndodhur ne Turqi?
Dhe asgje,prabdaj lerini propagandat si Moska ashtu edhe Washingtoni.
Diget mire 1922 shi ne Mikra Asia nga Ataturku,ne 1950 shpernguljen e minera Grekeve nga Stambolli turk.
Dhe keto u bene me evllogjine e Fuqive te Medha qe me pas e pesuan edhe Camet e pafajshem.
Keshtu eshte kur lufton kunder Skenderbeut dhe lufton sa me shume te degjenerohesh nga Turqia.
Xaxaxaxaxaxa po ja u fusin birazeret tuaj orthodhokse pe rusije bre pellazgio xaxaxaxa